Debati Mustafa Nano Elvis Naçi: Shqiptarët dinë të vlerësojnë

Publikuar tek: analiza-komente, më 17:45 05-10-2017 Debati Mustafa Nano Elvis Naçi: Shqiptarët dinë të vlerësojnë

Ilir Hoxholli

Para dy ditëve ndoqa emisionin Opinion, një temë që të them të drejtën është luks për ne shqiptarët mbi këndvështrimin ndaj familjes.

Debati në një moment të caktuar doli jasht etikës por aq sa doli jasht etikës po aq tregoi etikë dhe edukatë nga Teologu Elvis Naçi.

Por ata që përcaktuan se si duhet të zhvillohen debatet janë shqiptarët, jemi ne, që me një audiencë të madhe e ndoqëm këtë emision. Të gjithë ishim me Elvisin, me modelin që ai shfaqi, ndodh rrallë të shikojmë njerëz që jo vetëm në opinion apo debate të tjera televizive por edhe në jetën e përditshme të kemi përballë njerëz që na flasin qetë dhe me argumenta.

Para disa ditësh pamë grushta, fyerje, biles edhe ndaj nënave që i kishin lindur. U bëmë tifozë të goditësit por edhe të pasivitetit te pamundur të shkathtësisë fizike të tjetrit për të reaguar.

Nuk ndodhi kështu në Opinion, as që u mendua dhe shqiptarët vendosën të ishin në krahun e së drejtës. Nuk jam as me reagimet e komentuesve ndaj Mustafait, pasi ai vetë brenda pak minutash ndërroi qëndrim.

Pse? Të gjithë kemi nevojë të dëgjojmë dhe të mësojmë, se jeta vetë është një det me dije. Elvisi na dha një model dhe njerëzit mes qetësisë dhe nxitimit zgjodhën të parën. Ndaj detyra e opinionistëve, politikanëve, klerikëve, etj tani është vështirësuar, tregun e përcaktojmë ne vetë. Nuk duhen fajësuar njerëzit, në rast se ne pasqyrojmë sherre të pakuptimta, njerëzit i detyrojmë mes të keqes të zgjedhin më të voglën, por nëse afrohet modeli i së mirës të gjithë e duam.

Arsyeja që Elvisi nuk dëshiroi të përgjigjej me të njejtën monedhë ishte, se jemi shqiptarë, e kjo mjafton të mos ndahemi si tifozë për një çështje të caktuar. Dikush mund të thotë se Elvisit i ndikojë ajo që përfaqëson, të ishte i qetë, po, por unë do thoja se përveç kësaj Elvisit i interesojë shqiptaria, për të qenë bashkë në këtë vend të mrekullueshëm që e ka begatuar Zoti.

Më shumë në këtë kategori: « Analizë, Spanja nuk është Serbi e as Katalonja nuk është Kosovë
»
Article Logic
Execution time: 0.0039339065551758
array(1) { ["section"]=> string(66) "debati-mustafa-nano-elvis-naci-shqiptaret-dine-te-vleresojne-94857" }