Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Publikuar tek Analiza & Komente
Wednesday, 12 July 2017 15:38

Nga Klodian  Tomorri

Një pjesë e madhe e shqiptarëve e nisën këtë të mërkurë duke lexuar editorialin e Kryeministrit Edi Rama në Wall Street Journal. Përmes gazetës së njohur amerikane, kreu i qeverisë shpalli publikisht se Shqipëria do të mbështesë projektin për krijimin e një Zone të Përbashkët Ekonomike në Ballkan.

Në fakt, kjo është një nismë e pazakontë deri në kufijtë e të çuditshmes. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë sakaq pjesë e një marrëveshje të përbashkët të tregtisë së lirë, që njihet me emrin CEFTA. Shqipëria dhe Serbia tregtojnë me njëra tjetrën pa pengesa, ashtu si të gjitha vendet e tjera të rajonit, ndërmjet tyre.

Atëherë përse duhet një zonë e lirë ekonomike? Përgjigja është e lidhur me zhvillimet politike brenda Bashkimit Europian.

BE është e kapur në një kurth, gati pa zgjidhje. Nga njëra anë vendet ekzistuese nuk pranojnë antarësime të reja. Nga ana tjetër, Unioni nuk do që të humbasë ndikimin e tij në Ballkan, çka do t'i linte hapsirë influencës së Rusisë. Një skenar i ngjashëm me "Armiku tek Porta", vetëm se këtë herë rreziku nuk vjen nga Perëndimi, por nga Lindja.

Janë pikërisht këto konjuktura, që e bëjnë Zonën e Përbashkët Ekonomike të Ballkanit një projekt me leverdi për Bashkimin Europian, i cili me një gur do të vriste dy zogj. Së pari do të qetësonte aspiratat e vendeve të rajonit për antarësim dhe së dyti do të përmbante influencën ruse.

Pas BE-së fituesi i dytë nga ky projekt është Serbia. Shumë analistë të pavarur ndërkombëtar besojnë se Zona e Përbashkët Ekonomike është në fakt rilindja e Jugosllavisë së vjetër. Sigurisht jo në konceptin e shtetit, por si një union doganor dhe transporti, këtë herë me Shqipërinë apandesit.

Në këtë konfigurim të ri Serbia do të shndërrohej vendi më i rëndësishëm i Ballkanit, në të gjitha aspektet, përfshirë atë ekonomik dhe politik. Nuk është rastësi që ideja për Zonën e Përbashkët Ekonomike në Ballkan ka ardhur pikërisht nga Vuçic. Dhe po ashtu nuk nuk është rastësi, që përfituesi kryesor i paketës 1 miliardë euro të investimeve nga BE është pikërisht Serbia.

Në samitin e Triestes do të diskutohen 6 projekte të mëdha infrastrukturore. Mes tyre Korridori i 8-të që lidh Bullgarinë me Maqedoninë, rrugët ujore Serbi-Bosnje, si dhe linja e gazit Serbi-Bullgari.

Shkurt, çdo investim i BE-së kalon përmes Serbisë dhe asnjëri prej tyre nuk mbërrin në Shqipëri. Pwr mw tepwr, përveç parave, BE i tregoi edhe një tjetër karrotë Serbisë. Atë të negociatave për antarësim, ndërsa për vendet e tjera Johanes Hahn deklaroi se janë ende shumë larg antarwsimit. Kjo përbën shuplakën e dytë për Shqipërinë.

Pavarësisht kësaj, qeveria shqiptare ka deklaruar mbështetjen pa kushte të projektit për Zonën e Përbashkët Ekonomike. Deri tani ky është bilanci i Shqipërisë në Trieste. Një editorial dhe dy shuplaka.

Modifikuar më Wednesday, 12 July 2017 15:38

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Si duhet të jetë qeveria e re “Rama 3”?

Analiza & Komente

Shkolla eseistike e Kadaresë, ose gazetaria si paraletërsi

*Nga Aleksandër Çipa Refleksion i pamjaftueshëm rret...

Artan Fuga: Oktapodi kryetar partie dhe burrë shtëpie

Talk town mbi një oktapod Ka talk show, por ka edhe talk town, b...

Ah moj Vojsava, që na prishe mendsh me këtë origjinën tënde!

Mustafa Nano Në reagimet e shumta që janë vënë...

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al