Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Publikuar tek Dossier
Wednesday, 05 July 2017 20:55

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike me reze të mesme, dhe Shtetet e Bashkuara reaguan duke thënë: “Nuk kemi çfarë të themi më për Korenë e Veriut”.

Kjo deklaratë nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson duket se tregon që ndaj Koresë së Veriut tashmë kanë mbetur si zgjidhje vetëm veprimet.

Amerika nuk ka qenë kurrë miqësore me Korenë e Veriut, por tani duket se janë më afër se kurrë në prag të luftës.

Politikat dhe sanksionet duket se nuk kanë dhënë rezultatet e duhura. Koreja e Veriut tashmë është në prag të bërit fuqi nukleare e avancuar.

Por sipas Rodger Baker, një analist i Koresë së Veriut në firmën e inteligjencës Stratfor, ndoshta lufta nuk do të fillojë me kujdes. Skenari më i mundshëm është një përplasje e fortë dhe e ndezur mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut.

Ja një parashikim hap pas hapi se çfarë mund të ndodhë:

Hapi i parë: Koreja e Veriut dështon keq në një test raketor

Sa herë që Koreja e Veriut lëshon një raketë, alarmon botën për dy arsye. E para është se ajo konsiderohet si një reklamë provokuese e arsenalit të shtetit diktatorial, saqë bën nervoz edhe Rusinë e Kinën. E dyta është se raketat eksplozive të shtetit që nxiton të zhvillojë raketa me mbushje atomike, fluturojnë mbi zona tepër të populluara. Në rast të një defekti, ato mund të shpërthejnë dhe të bien mbi Japoni apo Korenë e Jugut.

Në këtë rast do të ndërhynte menjëherë SHBA duke ndërmarrë veprime drastike.

Hapi i dytë: SHBA hedh në erë një bazë koreano veriore të lëshimit të raketave

SHBA-të mund të ndihen të kërcënuara përpara lëshimit të raketës, duke vendosur të qëllojnë nga deti me raketa një prej bazave të lëshimit të raketave, jo vetëm duke e shkatërruar por edhe duke vrarë disa koreano veriorë. Kjo do të thotë se shumë gjëra do të ndodhin njëkohësisht.

Specialisti Baker thotë se pas këtij veprimi Koreja e Veriut, megjithëse e befasuar dhe e trembur do mobilizonte menjëherë ushtrinë. Shteti diktatorial nuk do e tolerojë veprimin e amerikanëve dhe vo marrë vendimin e rëndësishëm.

Hapi i tretë: Koreja e Veriut përgjigjet ashpër

Të rrijë duarkryq nuk është një opsion për Korenë e Veriut. Baker thotë se ata do mobilizohen për luftë dhe do drejtojnë armët nga fqinjët e tyre. Por një sulm i papritur nga SHBA do t’i bënte gjeneralët koreano veriorë me dhimbje koke dhe të mendonin nëse do të ketë sulm tjetër. Sigurisht që Koreja e Veriut është e përgatitur për një përgjigje të shpejtë në gadishull dhe ka një dritare të vogël për të lënduar edhe SHBA-të. Nëse gjakftohtësia humbet në Penian, do të thotë luftë.

Hapi i katërt: Koreja e Veriut godet me sa forcë ka SHBA-të dhe Korenë e Jugut

Artileria e vijës së frontit, e njohur ndryshe si bombardimi, është një taktikë që për Baker do jetë përgjigja e parë. Sipas një studimi, pjesa më e madhe e artilerisë së Koresë së Veriut është e aftë të bombardojë kufirin dhe pak më tej, deri në periferi të Seulit. Por disa armë më të mëdha si raketat Koksan 170 mm së bashku me raketat 240 mm dhe 300 mm janë në gjendje të bombardojnë edhe Seulin.

Në ditën më të mirë të tyre, forcat ajrore të Koresë së Veriut me raketat e tyre me reze të mesme, do jenë në gjendje të bombardojnë ndonjë bazë amerikane në Korenë e Jugut si përshembull bazën ajrore amerikane Osan e cila është 60 kilometra në jug të Seulit.

Nëse raketat me reze të gjatë të Koresë së Veriut janë në gjendje pune, ata do mund të godasin bazat e SHBA në Japoni. Sipas Baker, sulmi ndaj Okinauas nuk është strategjik por nëse shkatërrojnë bazën e SHBA në Yokosuka pranë Tokios, ata mund të ndërpresin përgjigjen zinxhir të SHBA-ve.

Hapi i pestë: Kina dhe Rusia shfaqen

Kjo luftë nuk ka sesi të mbetet vetëm midis Koresë së Veriut dhe SHBA-ve. Është një rajon i mbushur me akorë gjeopolitikë.

Kina nuk është përpjekur asnjëherë ta stabilizojë Korenë e Veriut, dhe nga ana tjetër ajo nuk e do një Kore të bashkuar që mund të bëhet aleat i SHBA-ve në rajon. Sipas Baker, Kina do mobilizojë forcat ajrore dhe do blindojë kufirin.

Nga ana tjetër Rusia do ta bëjë të ndjeshme prezencën e saj. Rusia ka një luftëanije në kufi me Korenë e Veriut dhe një bazë avionësh që patrullojnë zonën. Nëse nuk sulmon që ditën e parë, do tërhiqet shumë shpejt në konflikt.

Hapi i gjashtë: Lufta SHBA - Koreja e Veriut shpërthen në maksimum

SHBA vendos t’i përgjigjet ashpër çdo veprimi të Koresë së Veriut duke sulmuar dhe parandaluar në të njëjtën kohë. Kjo do të thotë se vëmendja e ushtrisë amerikane do jetë e ndarë në dy drejtime, sipar Baker, për të hedhur në erë bazat e artilerisë së saj në jug të vendit si dhe për të shkatërruar rjetin e saj mbrojtës ndaj sulmeve nga ajri.

Ky veprim do i hapë rrugën avionëve amerikanë për të patrulluar mbi Korenë e Veriut. Jo të gjitha armët e rënda të shtetit diktatorial duken në pamjet satelitore, shumë prej tyre janë të fsheshura në bunkere dhe tunele. Kshtu që avionëve amerikanë do t’iu duhet t’i identifikojnë vetë gjatë fluturimeve.

Hapi i shtatë: Koreja e Veriut dredhon

Sipas Baker, Koreja e Verit ka për qëllim të krijojë sa më shumë kaos, kjo do të thotë që nuk luan sipas regullave të quajtura Protokolli i Gjenevës, që ndalon mbushjen e raketave me lëndë kimike.

Koreja e Veriut është humbëse, kështu ajo duhet të përdorë çdo mjet që ka, përfshi edhe armët kimike për të goditur sa më fort Korenë e Jugut dhe SHBA-të. Por ndërkohë SHBA është e trajnuar maksimalisht për sulmet me armë kimike.

Pas kësaj Koreja e Veriut do të lëshojë sulme kibernetike. Askush nuk e di sesa të ashpra mund të jenë ato. Koreja e Veritu mund të ketë aftësinë të nxjerrë jashtë loje sistemin e internetit në Korenë e Jugut dhe Japoni. SHBA-të gjithashtu do të angazhohen në sulm kibernetik, por dukeqënëse Koreja e Veriut nuk ka sistem interneti, ky sulm nuk do jetë prioritar.

Hapi i tetë: Bota dëshmon vdekjen e civilëve

Rreth gjysma e popullsisë së Koresë së Jugut jeton në Seul dhe zonat përreth. Koreja e Veriut nuk do të ketë shqetësime në lidhje me shënjestrimin e civilëve. Ndërsa kjo luftë do të nxehet, tragjeditë do të rriten.

Por civilët e Koresë së Veriut do të jenë gjithashtu pjesë e dëmeve kolaterale.

Hapi i nëntë: Lufta në tokë

Sipas Baker, kjo nuk është një luftë që mund të bëhet nga ajri. Ushtria amerikane duhet të futet në tokë. Por derisa kjo të ndodhë, Veriu do të përpiqet të marrshojë drejt Jugut për ta pushtuar, megjithëse nuk ka për të qenë e lehtë.

Në kufi me Veriun, Koreja e Jugut ka minuar pjesën më të madhe të fushave. Me fushat e minuara dhe rrugët e bllokuara, Koreja e Veriut do ndryshojë taktikë duke kaluar në luftë guerrile duke shkaktuar viktima të shumta derisa SHBA të ndërhyjë për të mbrojtur aleatët.

Ditët e para të luftës do jenë kryesisht me avionë, raketa nga ajri dhe deti. Nëse Koreja e Veriut tenton të marshojë drejt Jugut, trupat këmbësore amerikane do jenë aty për t’i bërë ballë çdo agresioni.

Lufta do bëhet e përgjakshme në ditët në vijim. Ushria koreano veriore mund të tërhiqet në bunkere, tunele dhe shpella të fshehura nëpër male duke e bërë kështu tepër të vështirë asgjësimin e saj. Problem është edhe “popullsia militante”, civilët e shtetit diktatorial që do mund të kthehen në ushtarë dhe të marrin përsipër luftimet.

Dikur gjatë këtij procesi, SHBA-të do ia arrijnë të shkatërrojnë programin bërthamor të Koresë së Veriut dhe aftësinë e tyre për të testuar raketa me reze të gjatë, por në këtë proces do ketë filluar një luftë e madhe, dhe një goditje që do vazhdojë gjatë.

Përshtati Newsbomb.al

Modifikuar më Wednesday, 05 July 2017 23:45

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Si duhet të jetë qeveria e re “Rama 3”?

Analiza & Komente

Shkolla eseistike e Kadaresë, ose gazetaria si paraletërsi

*Nga Aleksandër Çipa Refleksion i pamjaftueshëm rret...

Artan Fuga: Oktapodi kryetar partie dhe burrë shtëpie

Talk town mbi një oktapod Ka talk show, por ka edhe talk town, b...

Ah moj Vojsava, që na prishe mendsh me këtë origjinën tënde!

Mustafa Nano Në reagimet e shumta që janë vënë...

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al