Na drithërove Arbanë…

Publikuar tek Analiza & Komente
Saturday, 13 May 2017 16:23

Nga Mesila Doda

Fotot e tua kalonin parafytyrimin tim dhe çdo parashikim se deri ku shkon tërbimi e marria njerzore. Shkëmbyem mesazhe para thuajse një jave. Ishe e shqetësuar për kërcënimet që më kishin mbërritur mua nga huliganët maqedonas e në ndërkohë më shkruaje për drojën që po rritej sepse kërcënimet për ty po rriteshin. Një bisedë e trishte dhe shqetësim me atë që ndodhte me bashkombasit tanë në Shqipëri, Kosovë e Iliridë. Ishe trishtuar thellë për Zijadinin e më nise fotot e tij. Atë ditë as që mund ta imagjinoja që huliganë të tjerë, për turpin tim dhe tëndin me të njëjtën gjak e kombësi me ne, do të vërsuleshin e dhunonin ty njësoj si shkjau Zijadinin.

E dashur Arbanë! Ne të dyja shumë herë këmi patur opinione të ndryshme e me siguri për shumë gjëra nuk do biem dakord as sot, por për mua ti je një nga gratë shqiptare që ke sfiduar me kurajo e forcë dhunën, ekstremizmin, injorancën e poshtërsinë… Sot me dhunën e ushtruar mbi ty unë nuk kam më asnjë dyshim… armikun e kemi mes vedi. Nuk ka armik më të madh se injoranca, krimi dhe urrejtja. Dora e fanatizmit, urrejtjes dhe dhunës ra sot mbi ty motër, sepse ti i sfidove… the atë që mendoje, ashtu si deshe e ashtu si e ndjeve. Por kurajo, historia jonë ka parë edhe më keq…
Para thuajse 70 vitesh një grua intelektuale, politikane e filozofe, Musine Kokalari u bë simbol I qëndresës, u torturua, u burgos, e vdiq në mjerim dhe e internuar, por nuk e thyen dot.
Moter Maria Tuci u burgos, u torturua e vdiq nën tortura, për besimin e saj katolik… torturat mbi të ishin çnjerëzore.
Sabiha Kasimati, shkencëtare… u burgos, torturua e vra bashkë me të tjerë për nje krim që se kish bërë kurrë. Janë simbole të një kohe tjetër por I vranë sepse sfiduan modelin e kohës dhe sfida emodelit është e rëndë, në ktë vendin tonë, poshtë e sipër Drinit.
E di pse Arbanë? Se me gjasa gruaja është e mirë kur e hap gojën aq sa don një burrë, burri në shtëpi, eprori në punë, dhe opinioni I hazdisur për ato që guxojnë të jenë më publike. Gruaja shërben për aq sa I duhet një burri dhe kur ajo I del nga kontrolli nisin sharjet, fyerjet, kërcënimet, rrahjet, dhuna, vrasjet, burgosjet… Këto jemi ne Arbana… Trishtimi më shkon edhe më tej. Nga ky rast do duhej të niste jo thjesht një peticion po një lëvizje për ta mbrojtur gruan. Gratë heshtin, burrat e tjerë në mos gëzojnë, fshihen. Me ty merr fund lufta e fshehur mes dhunës që na konsumohet cdo ditë e që bëjmë sikur se shohim. Nuk pashë kënd sot të thosh “Je suiss Arbana”… Kanë halle protestash, qeverie e zgjedhjesh. Burrat kanë halle më të mëdha e gratë kanë hallet e burrave që kanë afër…
Arbana, më jepje zemër e kurajo përpara një jave. Unë sot të lutem, të kërkoj mos të thyhesh e mos të tërhiqesh. Nuk të kanë thyer shpirtin, të kanë lënduar trupin, e të dyja e dimë që trupi është I shërueshëm, njollat e dhunës do shkojnë por ti duhet të ecësh e mos të ndalosh për asnjë dekikë sepse ky vend ka nevojë për modele të mira dhe ti je një prej tyre. Gjithë gratë e shoqërisë civile, politikës, medias sot duhet të rrethojnë ty sepse me ty është prekur kurajo e tyre, sepse ky është I vetmi rast kur ja vlejnë të therrasin e madje të ulërasin, Je suiss Arbana!!!

Modifikuar më Saturday, 13 May 2017 16:25

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

"Lista e zezë" e Edi Ramës me emrat e zyrtarëve, a duhej publikuar

Analiza & Komente

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

"Katër sinjale pozitive nga Kosova"

Nga Afrim Krasniqi ...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al