Nën çadër dhe jashtë saj

Publikuar tek Analiza & Komente
Hënë, 27 Mars 2017 16:15

Nga Elton Derjaj

Në një kohë kur agjenda e vendit është më e ngarkuar se kurrë më parë, në krye të së cilës qëndron ngritja e komisioneve ad hoc, që do t’i hapte rrugën zbatimit të procesit të Vetting-ut, dhe përgatitja e zgjedhjeve të dekretuara nga Presidenti i Republikës për t’u mbajtur më 18 qershor, dy procese këto, realizimi me sukses i të cilave do t’i hapte udhën hapjes së procesit të negociatave të anëtarësimit të vendit në BE, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit Partia Demokratike prej një muaji tashmë ka ngritur një çadër, e cila krahas qarkullimit rrugor, ka futur në kaos total edhe vetë mendjen dhe logjikën e shëndoshë njerëzore. Dhe jo vetëm mendjen dhe logjikën e njerëzve të thjeshtë, por edhe të disa filozofëve dhe profesorëve të logjikës.

Dje, nën çadër dëgjuam kreun demokratikas të anatemonte ata njerëz që e shohin këtë aksion të tij të paarsyeshëm. Një nga të anatemuarit e tij jam edhe unë, pasi edhe unë, si pjesa dërrmuese e shqiptarëve, e shoh këtë lëvizje nën çadër krejt të paarsyeshme.

Nisur nga çfarë dëgjojmë nën çadër, kërkesa e Partisë Demokratike është “zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe largimin e Edi Ramës si kryeministër përmes krijimit të një qeverie teknike”.

Filozofët dhe profesorët e logjikës të futur nën çadër e anashkalojnë qëllimisht faktin se gjendemi përpara dy pohimeve, të cilat shprehin dy kërkesa: “zgjedhje të lira” dhe “largimi i Edi Ramës si kryeministër përmes krijimit të një qeverie teknike”. Janë dy fytyrat e Partisë Demokratike. “Largimi i Edi Ramës si kryeministër përmes krijimit të një qeverie teknike” është fytyra që lëviz nën çadër, ndërsa tjetra, ajo e “zgjedhjeve të lira”, lëviz jashtë saj, në takimet a komunikimet me përfaqësuesit ndërkombëtarë.

Është e drejtë jo vetëm e opozitës, por e gjithkujt që ligji i njeh të drejtën e zgjedhjes (jo thjesht të votës), të kërkojë “zgjedhje të lira”. Ndërsa për opozitën dhe gjithkënd, “zgjedhjet e lira” janë kërkesë, për qeverinë, garantimi i tyre është detyrë kushtetuese. Në këtë pikë, Kushtetuta dhe paketa e kushteve të Brukselit për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE përputhen plotësisht. Kjo është arsyeja, madje, se, ndërsa dëgjojnë kërkesën për zgjedhje të lira, përfaqësuesve të Brukselit nuk u mbetet veçse ta mbështesin, siç e mbështet i gjithë populli, tek e fundit. Në këtë drejtim, nëse e shohim si të sinqertë këtë kërkesë, qëllimi i Partisë Demokratike dhe qeverisë duhet të pikëpriteshin, duhet të ishin nën një interes të përbashkët, por bllokimi i reformës zgjedhore nga Partia Demokratike tregon krejt të kundërtën.  

Sakaq, kërkesa për zgjedhje të lira dhe të ndershme është vetëm një pjesë e pohimit si i tërë. Këtë kërkesë Partia Demokratike e shoqëron me një kërkesë tjetër, duke ndjekur të njëjtën taktikë si në rastin e reformës në drejtësi. Krahas garantimit të zgjedhjeve të lira, Partia Demokratike kërkon largimin e qeverisë së dalë nga zgjedhjet e qershorit 2013 dhe krijimin e një qeverie teknike, pavarësisht se mes tyre nuk ekziston asnjë lidhje shkak-pasojë, dhe profesorët nën çadër e dinë fare mirë, por nuk e shprehin. Këtë kërkesë të dytë Partia Demokratike e ka vënë si kusht për pjesëmarrjen në zgjedhjet e qershorit. Largimi i qeverisë legjitime dhe krijimi i një qeverie teknike motivohet me arsyetimin se zgjedhje të lira me Edi Ramën nuk mund të ketë, sepse ky është armiku i zgjedhjeve të lira etj. Kjo kërkesë, siç thashë më lart, lëviz vetëm nën çadër, jo jashtë saj. Dhe nuk mund të ishte ndryshe, pasi në institucionet zyrtare të Brukselit dhe të Washington-it nuk gjen askën që ta shohë si kërkesë e mbështetur në arsyetimin e shëndoshë.

Së pari, motivimi formal i Partisë Demokratike mbështetet kryekëput në hamendje, pasi qeveria e dalë nga zgjedhjet e qershorit 2013 s’ka administruar më parë zgjedhje parlamentare, arsye kjo e cila mund të ndikonte tek perceptimi i shprehur nga Partia Demokratike. Në këtë drejtim, arsyetimi i Partisë Demokratike të kujton atë historinë e njohur të babait që e rrihte të birin sa herë që e çonte të mbushte ujë. “Është dajaku që do t’i jepja nëse thyen shtamën”, shprehej më pas. “Se kur e thyen, nuk ka më arsye për ta rrahur, pasi dajaku nuk e ngjit shtamën”, shtonte. Historia dihet si përfundon. Djaloshi nuk e theu asnjëherë shtamën; por askush nuk ia ktheu dajakun e padrejtë. Dikush, madje, e vështroi mosthyerjen e shtamës si meritë e dajakut të mbështetur në hamendësime, jo e kujdesit të djaloshit. Është rasti i Partisë Demokratike.      

Sakaq, sa i përket kushtit të vendosur nga Partia Demokratike për të mos marrë pjesë në zgjedhje, logjika e shëndoshë nga fton të tregohemi tejet të kujdesshëm, për të mos krijuar një precedent, i cili do të minonte në themel jo vetëm Kushtetutën, por edhe vetë demokracinë.

Së pari, mospjesëmarrja e kësaj apo asaj partie në zgjedhje ka vetëm një rast kur i bën zgjedhjet jo demokratike: rasti kur kësaj apo asaj partie i mohohet e drejta e pjesëmarrjes, në përputhje me kriteret e parashikuara në ligjin zgjedhor. Në rastin kur mospjesëmarrja në zgjedhje është vendim i vetë partisë, kjo nuk e cenon, përkundrazi, e përforcon demokracinë. Detyra e një qeverie është të garantojë kushtet për pjesëmarrjen e partive politike në zgjedhje, duke siguruar që tërë partitë politike të marrin atë që u japin zgjedhësit, jo të shtrëngojë këtë apo atë parti politike që të marrë pjesë në zgjedhje. Një gjasë e tillë e cenon demokracinë. Një gjasë e tillë është ajo çfarë do t’i bënte zgjedhjet fasadë.

Së dyti, nëse mbajtjen e zgjedhjeve do ta lidhnim larg çdo kushti me pjesëmarrjen e opozitës në to, do të krijonim një precedent absurd, pasi në këtë rast edhe opozitës së nesërme do t’i lindte e drejta të bënte të njëjtën gjë: pak muaj përpara zgjedhjeve do të kërkonte qeveri teknike për mbajtjen e tyre, duke e kushtëzuar me mospjesëmarrje në zgjedhje, dhe kjo herët a vonë do të kërkonte ndërhyrje në Kushtetutë, në përcaktimin e afateve të reja kohore të mandatit të një qeverie. Sa e arsyeshme është kjo? Për mua, aspak. Kështu që, ndihem më mirë një i anatemuar i arsyeshëm jashtë çadrës, sesa një i paarsyeshëm nën çadër.

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Deklarata e Metës për armatosjen e popullit një javë para zgjedhjeve

Analiza & Komente

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

"Katër sinjale pozitive nga Kosova"

Nga Afrim Krasniqi ...

Na drithërove Arbanë…

Nga Mesila Doda Fotot e tua kalonin parafytyrimin tim dhe çdo...

“Koalicioni PS-PD, si zgjidhje afatgjatë për vendin”

Gazetari dhe analisti Mentor Nazarko, në një shkrim të ...

Ministritë dhe loja me cingla

Nga Dr. Sorina Koti, koordinatore, Partia Demokratike Ministritë...

4 ditët pa gjumë të Armando Dukës dhe mijëra kilometra brenda 2 muajve

Nga Anila Basha Armand Duka u mendua jo shumë gjatë, në...

Nën çadër dhe jashtë saj

Nga Elton Derjaj Në një kohë kur agjenda e vendit &eum...

Dossier

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Gratë nga Kosova në krye të kampeve të ISIS-it (Foto)

Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të E...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al