Çfarëdo që të bëni, mos u fusni në “Deep Web”, pjesën e errët të internetit

Publikuar tek Dossier
E Enjte, 06 August 2015 18:07

Interneti tashmë është pjesë e pazëvendësueshme e komunikimit, e punës, argjëtimit dhe informimit tonë. Në atë që quhet “Rrjeti i gjerë botëror”, apo “World Wide Web”, ekzistojnë miliarda faqe, linke, video, foto, madje edhe arkiva marramendëse dokumentash, librash dhe çdo informacioni tjetër.

Pothuajse çdo gjë reale, në kohët e sotme kalon edhe në procesin e dixhitalizimit. Printeri tridimensional po revolucionarizon teknologjinë, përplasjet e atomeve të CERN-it procesohen në formën e informacionit kompjuterik për të prodhuar më pas mjëra gigabajt ioformacione që gjithashtu po revolucionarizojnë fizikën. E ndërsa qëllimi madhor i së nesërmes është trans-humanizmi, ngarkimi i trurit njerëzor në Web.

E megjithatë interneti ka edhe pjesën e tij të errët. Atë pjesë për të cilën keni dëgjuar pak ose aspak.

Tregu i drogës, tregu i zi i armëve, prostitucioni dhe pornografia, miliona dokumente sekrete apo të deklasifikuara, ekzistojnë të gjitha të mbledhura në një vend që quhet “Deep Web” apo rrjeta e thellë.

Por çfarë është “Deep Web”, apo Web- i i fshehtë ?

I quajtur ndryshe edhe “Deep Net” apo “Dark Web” është pjesa e internetit ku indeksohen të gjitha faqet dhe informacionet që nuk pranohen të indeksohen në botën e internetit që ne njohim. E kjo për shkak të kontekstit të tyre të jashtëligjshëm. Për Web-in e errët ka të dhëna se është rreth 50 herë më i madh se pjesa tjetër e internetit, ajo ku ekzistojnë Facebook, Wikipedia, Google etj, që të gjithë i njohim.

Hyrja në të nuk rekomandohet, pasi lehtësisht mund të ekspozoheni në materiale me përmbajtje të rëndë si pornografi fëmijësh, informacione për drogërat, dhunën, dhe qindra konspiracione. Por gjithashtu mund të bini viktimë e vjedhjes së informacioneve tuaja private, të cilat më pas përdoren kundër jush.

Aty mund të blesh një pistoletë për 1 mijë dollarë, disa gram kokainë kolumbiane, apo mijëra pajisje elektronike të vjedhura si iPhone, Samsung etj. Mund të paguash me euro ose dollarë por përgjithësisht pranohen Bitcoins, monedhat elektronike.

Në “Deep Web” thonë se mund të gjesh edhe vrasës me pagesë, të blesh armë në tregun e zi, apo të punësosh një hacker që është i gatshëm t’i shkatërrojë jetën çdokujt që ju keni inat, kundrejt një pagese. Por shpesh herë këto oferta rezultojnë mashtrime, pasi çdokush mund të vjedhë paratë tuaja, për sa kohë që e vetmja mënyrë të logohesh në të, është nëpërmjet anonimatit.

Qindra arrestime janë bërë nga Interpol, CIA dhe shërbime të tjera që janë hedhur në luftë kundër kësaj pjese të errët të internetit, por sërish informacionet dhe faqet që mbyllen nga qeveritë, e gjejnë mënyrën për tu rishfaqur sërish.

“Interneti i fshehtë” është padyshim tregu i zi i botës moderne virtuale. Aty ku krimi lulëzon në një fshehtësi totale që e bën të vështirë gjurimimin nga agjencitë e krimit kibernetik.

Modifikuar më Wednesday, 04 November 2015 00:03

Ora

ukt 300x250

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Debati për Arsmin e Lartë, kush ka të drejtë:

Analiza & Komente

Nën çadër dhe jashtë saj

Nga Elton Derjaj Në një kohë kur agjenda e vendit &eum...

Na duhen profesionistë zotërinj, jo vetëm nizamë për në front

Nga Shpëtim Nazarko Kisha dhënë diku një intervis...

Diana nuk është vetëm

Nga Luljeta Progni ...

Pse talentet e sportit përfundojnë në grevë urie?!

Nga Orest ÇIPA   Papritur, njësoj sikur “shkr...

Vetingun apo zgjedhjet?

Nga Artan Fuga ...

"Veliera shkel të ardhmen, lashtësinë dhe ligjet"

Nga Gjergj Bojaxhi (Anëtar i Forumit të Trashëgimis&eum...

Përballë Sali Berishës!

Nga Arbana Xharra- Kryeredaktore e gazetës “Zëri&rdquo...

Luli u zgjua…Le të fillojë opozitarizmi

Nga Anila Basha - Drejtore e Newsbomb.al ...

Shpërthen politologu Afrim Krasniqi: Krim shtetëror në Durrës, reagoni sa s’është vonë

Nga Afrim Krasniqi E ka ditur Kryetari i Bashkisë, e ka ditur K...

Në zemër të Myzeqesë (Foto)

Nga Besim Dybeli Reportazh përshkrues nga qyteti i Fierit N&eum...

Dossier

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Gratë nga Kosova në krye të kampeve të ISIS-it (Foto)

Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të E...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al