Hapësire reklamuese


Bota

Vritet gjenerali rus nga një shpërthimi në makinë pranë Moskës

Shkruar nga Newsbomb
Vritet gjenerali rus nga një shpërthimi në makinë pranë
Pamje nga vendngjarja

Gjenerali rus Yaroslav Moskalik, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Ruse, është vrarë në një shpërthim në makinë pranë Moskës.

Sipas Komitetit Hetimor Rus, Moskalik humbi jetën si pasojë e shpërthimit të një “pajisjeje shpërthyese të improvizuar”, e cila ishte vendosur në një automjet tip Volksëagen Golf.

Kjo nuk është hera e parë që një zyrtar i lartë rus vritet në sulme të tilla. Vetëm disa muaj më parë,e njëjta gje i ndodhi dhe Igor Kirillov, kreu i njësisë për mbrojtje radiologjike, kimike dhe biologjike të Forcave të Armatosura, i cili u vra nga një shpërthim në një skuter në një lagje të banuar të Moskës.

Vrasja e Moskalikut ndodhi pikërisht në ditën kur në Moskë ishin planifikuar bisedime të reja për një armëpushim në luftën me Ukrainën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese