Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

VIDEO/ Momenti kur policia gjermane qëllon me armë ndaj burrit të armatosur me sëpatë dhe molotov në Hamburg

Shkruar nga Newsbomb

VIDEO/ Momenti kur policia gjermane qëllon me armë ndaj burrit të

Janë publikuar pamjet nga ngjarja kaotike e ndodhur sot në Hamburg, vetëm pak orë para nisjes së ndeshjes Poloni-Holandë .

Ky është momenti dramatik kur policia gjermane neutralizon një burrë, i cili po vinte rrotull me një sëpatë në dorë, ndërsa posedonte edhe molotovë me vete.

Pamjet tregojnë burrin, me një çantë shpine në “Fan zone” ku dhjetëra mijëra tifozë holandezë po merrnin pjesë në një marshim paqësor vetëm disa orë para përplasjes së Holandës me Poloninë.

Policia tenton ta neutralizojë burrin me sprite piper, por ai vrapon ndërsa kalimtarët largohen të tmerruar. Oficerët kalojnë barrierat dhe e ndjekin atë përpara se të shtien katër herë. Burri më pas bie në tokë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese