Hapësire reklamuese

Bota

VIDEO/ Mediat e huaja: Djali i Vuçiçit i përfshirë në përleshjen me tifozët anglezë

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Mediat e huaja: Djali i Vuçiçit i përfshirë
Pamje nga ngjarja, djali i Vuçiçit duke u mbajtur nga anetaret e COBRA

Një përleshje e fortë u regjistrua pasditen e së dielës mes tifozëve serbë dhe anglezë. Fillimisht në mediat serbe qarkulloi me të madhe lajmi se ishin “huliganët shqiptarë” ata të cilët sulmuan tifozerinë e Serbisë.

Por, vetëm pak orë më pas ky lajm u hodh poshtë duke bërë me dije se ishin tifozët anglezë ata të cilët kishin sulmuar serbët në një restorant, dhe mes tyre nuk kishte asnjë shqiptar.

Ndërkohë, në mediat kroate po qarkullon lajmi se djali i Presidentit Aleksandër Vuçiç, Danilo Vuçiç, ka qenë i përfshirë në sherrin e ndodhur pasditen e së dielës.

Madje në rrjet po qarkullon një video në të cilën pretendohet se është djali i Vuçiç, Danilo, i cili tenton që të përfshihet në konflikt, mirëpo disa persona e mbajnë nga krahët.

Sipas medias kroate, ata ishin anëtarët e “Cobra”, forcave speciale të ngarkuara me mbrojtjen e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese