
Një armëpushim tre-ditor në Ukrainë, i shpallur në mënyrë të njëanshme nga presidenti rus Vladimir Putin muajin e kaluar, ka hyrë në fuqi teksa Rusia përgatitet të shënojë përvjetorin e Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore këtë të premte.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass raportoi se armëpushimi ka nisur në mesnatë, sipas orës lokale të së mërkurës.
Megjithatë, sipas forcave ajrore të Ukrainës, armëpushimi u shkel pothuajse menjëherë. Gjatë natës, Rusia lëshoi bomba të drejtuara në rajonin Sumy, në verilindje të Ukrainës, raportoi ushtria ukrainase në një postim në Telegram.
Një deklaratë muajn e kaluar Kremlini kishte thënë se Putin urdhëroi që “të gjitha veprimeve ushtarake” në Ukrainë të pezullohen nga mesnata e 8 majit deri në mesnatën e 11 majit, bazë në “konsideratave humanitare”.
Kievi e hodhi poshtë armëpushimin afatshkurtër kur u njoftu për herë të parë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e quajti njoftimin e Putinit një “shfaqje teatrale”, dhe përsëriti mbështetjen e vendit të tij për një propozim të mëparshëm të SHBA-së për një armëpushim 30 ditorë të cilin rusia e ka hedhur poshtë.
Periudha tre-ditore që Putini zgjodhi për armëpushimin përkon me përkujtimet e Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore në Rusi, përfshirë një paradë ushtarake tradicionale të caktuar për të premten, më 9 maj.