
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i vendosur është shprehur se përgjatë këtij mandati të dytë do të sundojë SHBA, por edhe botën.
Në një intervistë të dhënë për “The Atlantic”, Trump tha se gjatë mandatit të parë kishte dy gjëra për të bërë, të drejtonte vendin, por edhe të mbijetonte. Ndërsa, gjatë këtij mandati dëshiron që përpos Amerikës, të “sundojë” edhe botën.
"Herën e parë, kisha dy gjëra për të bërë - të drejtoja vendin dhe të mbijetoja, me të gjithë këta njerëz të korruptuar. Herën e dytë, unë po drejtoj vendin dhe botën", theksoi ai.
Trump, i cili ka nënshkruar tashmë më shumë se 140 urdhra ekzekutivë në më pak se 100 ditë për të arritur në mënyrë të njëanshme qëllimet e tij politike dhe për të kërkuar hakmarrje ndaj kundërshtarëve të tij politikë, duket se po e shijon më shumë mandatin e tij këtë herë, shkruan The Atlantic.
Gjatë intervistës, Tump tha se gjatë këtij mandati po argëtohet shumë dhe se të gjitha vendimet që po ndërmerr janë “serioze”.
Ai përmendi gjithashtu pritjen e ngrohtë që ka marrë nga anëtarë të elitës së miliarderëve, si Mark Zuckerberg dhe Jeff Bezos.
"Thjesht ekziston një nivel më i lartë respekti. Ndoshta në fillim nuk më njihnin mirë, ndërsa tani më njohin.”, tha ai më tej.
I pyetur lidhur me skenarët në lidhje me një mandat të tretë, Trump nuk e përjashtoi kategorikisht këtë mundësi.
"Kjo do të ishte një kthesë e madhe, apo jo?", tha ai duke qeshur, “Ndoshta po përpiqem vetëm të shkaktoj telashe”, shtoi më tej.
Intervista u zhvillua më 24 prill në Shtëpinë e Bardhë, në prani të kryeredaktorit të Atlantic, Jeffrey Goldberg, i cili kohët e fundit kishte qenë në qendër të vëmendjes kur u zbulua një rrjedhje informacioni mbi planet ushtarake nëpërmjet një aplikacioni mesazhesh.
Sondazh