Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Bota

Shënohet viktima e parë nga mungesa e energjisë elektrike në Madrid

Shkruar nga Newsbomb
Shënohet viktima e parë nga mungesa e energjisë elektrike në
Pamje nga apartamenti

Një grua ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që ra në apartamentin e saj në zonën Carabanchel, në jug të Madridit. Ngjarja shënon viktimën e parë të lidhur me mungesën e energjisë elektrike në zonën e Carabanchel në jug të Madridit.

Sipas informacioneve paraprake të policisë spanjolle, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një qiri që po përdorej për ndriçim në mungesë të energjisë elektrike.

Agjencia e ndihmës së shpejtë SAMUR ka konfirmuar se 13 persona të tjerë po marrë ndihmë mjekësore, ndërsa pesë prej tyre ndodhen në gjendje kritike dhe janë transportuar në spital.

Ndërsa në Madrid,  shërbimet zjarrfikëse kanë shpëtuar rreth 200 persona, ku shumica prej tyre kishin mbetur të bllokuar në ashensorë në momentin e ndërprerjes së energjisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese