
Gjashtë persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur pasi një helikopter u rrëzua në shtetin indian të Uttarakhand, në orët e para të mëngjesit të sotëm,
Sipas zyrtarëve, rrëzimi i helikopterit ndodhi pranë zonës Gangnani, në Autostradës Kombëtare Gangotri, rreth orës 08:45. Policia, zjarrfikësit, ekipet mjekësore dhe personeli i ndihmës në fatkeqësi mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe nisën operacionet e shpëtimit dhe ndihmës.
Helikopteri i përkiste kompanisë Eli Aerotrans dhe ishte nisur në mëngjes nga pista e Sahastradhara, me destinacion Harsil. Në bord ndodheshin shtatë persona, përfshirë edhe pilotin. Pesë prej tyre ndërruan jetë në vend, ndërsa një tjetër humbi jetën gjatë trajtimit mjekësor.
Pas tragjedisë, Kryeministri Pushkar Singh Dhami, u shpreh: “Jam thellësisht i trishtuar nga lajmi tragjik për viktimat e rrëzimit të helikopterit pranë Gangnani në Uttarkashi. Ekipet e SDRF-së dhe të administratës së rrethit mbërritën menjëherë në vendngjarje për të kryer operacionet e ndihmës dhe shpëtimit.”
Ai shtoi gjithashtu se ka dhënë udhëzime të qarta për të ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme për të plagosurin dhe për të zhvilluar një hetim të plotë mbi shkaqet e incidentit.