
Autoritetet ukrainase kanë raportuar për bombardime të reja dhe kanë akuzuar Rusinë që ka shkelur armëpushimin që shpalli vetë.
Sulme të vazhdueshme ka patur në rajonin verior të Sumy ndërsa forcat ukrainase paralajmërojnë për aktivitet të vazhdueshëm ajror në lindje.
Sulme me dron dhe alarme janë raportuar gjithashtu në rajonin Lipetsk në Rusinë perëndimore. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass raportoi se armëpushimi ka nisur në mesnatë, sipas orës lokale të së mërkurës, por duket se Putin e ka shkelur.
Sipas forcave ajrore të Ukrainës, armëpushimi u shkel pothuajse menjëherë. Gjatë natës, Rusia lëshoi bomba të drejtuara në rajonin Sumy, në verilindje të Ukrainës, raportoi ushtria ukrainase në një postim në Telegram.