
Tym i zi nga oxhaku
Ka dështuar sërish votimi i zgjedhjes së Papës së ri, ku tymi i zi është parë që dhe në këtë raund të dytë të dalë nga oxhaku i Kapeles Sistine.
Pritja vazhdon, ndërsa dy votime të tjera janë parashikuar të mbahen në orën 17:30 dhe 19:00.
Kardinalët do të votojnë për Papën e ri deri kur nga oxhaku i Kapelës Sistine të dalë tym i bardhë.
Gjithashtu gjatë kësaj periudhe, ata nuk kanë asnjë kontakt me botën e jashtme. Kardinalët pjesëmarrës kanë parashikuar më herët që kjo konklavë të mos zgjasë më tepër se 3 ditë. Vatikani për të ruajtur sa më shumë sekretin brenda mbledhjes ka bllokuar valët në zonë.
Sondazh
Poll