
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ditën e sotme është duke zhvilluar një takim në Katar, në fazën e dytë të turneut të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, me synimin për të promovuar stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.
Përpara se të fluturonte drejt Dohas, Trump zhvilloi një takim të bujshëm në Riad me presidentin sirian Ahmed al-Sharaa.
Gjatë takimit, ai i kërkoi liderit sirian të ndërmarrë hapa drejt normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin, një lëvizje sipas Trump, do të përshpejtonte integrimin e Sirisë në skenën ndërkombëtare.
Në Riad, Trump mori pjesë gjithashtu në një samit të liderëve të Gjirit, ku theksoi përkushtimin e tij për një marrëveshje të re me Iranin. “Ne duam paqe, por ata duhet të ndalojnë sponsorizimin e terrorizmit,” u shpreh ai.