
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy ka lëshuar një paralajmërim të fortë teks është shprehur se Rusia po përgatit diçka në Bjellorusi këtë verë, duke përdorur si pretekst stërvitjet e përbashkëta ushtarake.
“Këtë verë, Rusia po përgatit diçka atje, nën mbulesën e ushtrimeve ushtarake”, tha Zelensky në një samit në Poloni, pa dhënë detaje ose pa përmendur prova.
Rusia dhe Bjellorusia kanë njoftuar stërvitje të përbashkëta ushtarake për në shtator, ndërkohë, trupat ruse po përpiqen të krijojnë një zonë tampon në rajonin verilindor të Sumy-t të Ukrainës, megjithëse deri më tani pa sukses të konsiderueshëm, tha guvernatori rajonal.
Rajoni i Sumyt kufizohet me rajonin Kursk të Rusisë, ku forcat ruse kanë rimarrë së fundmi territorin e pushtuar vitin e kaluar në inkursionin e vetëm të madh ndërkufitar të ushtrisë ukrainase gjatë luftës.
Ukraina ka thënë prej muajsh se është e shqetësuar për trupat ruse që përpiqen të avancojnë në Sumy. Rusia ka thënë se forcat e saj kanë pushtuar një pjesë të territorit atje dhe kanë dëbuar të gjitha trupat ukrainase nga Kursku.
Sondazh