Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

"Nuk dua të vdes, më shpëtoni”, telefonata tronditëse e një shoferi kamioni

Shkruar nga Newsbomb
"Nuk dua të vdes, më shpëtoni”, telefonata
Pamje nga kamioni

Departamenti i Policisë së Louisville në SHBA ka publikuar një moment dramatike të një incidenti të ndodhur të dielën, kur një shofer kamioni mbeti i bllokuar në kabinë, pasi automjeti i tij doli nga rruga dhe mbeti i varur në një urë.

Sipas autoriteteve, për arsye ende të paqarta, shoferi humbi kontrollin e kamionit, duke bërë që kabina të mbetej mbi urë, vetëm pak metra larg rrëzimit.

Në një telefonatë 18-minutëshe në numrin emergjent 911, shoferi dëgjohet duke thënë: “A mund të më ndihmojë dikush ju lutem? Jam gati të bie nga ura. Po qëndroj fort. Nuk dua të vdes.”

Operatorja e qendrës së thirrjeve, Martyna Wohner, përpiqej ta qetësonte: “Do të të nxjerrin jashtë. Do të jesh mirë.”

Por shoferi i shqetësuar u përgjigj: “A është e mundur vërtet? Ti nuk e di.”

Wohner u përgjigj: “E di që mund të të nxjerrin. E kanë bërë edhe më parë.”

Ai u përgjigj:"A është e mundur fare? Ti nuk e di."

Departamenti i zjarrfikësve stabilizoi kamionin me zinxhirë, ndërsa një zjarrfikës zbriti ngadalë drejt kabinës përmes një sistemi litari të lidhur me shkallën e kamionit të shpëtimit. Pas mbi 30 minutash përpjekjesh të koordinuara, operacioni për shpëtimin e shoferit përfundoi me sukses.

"Nuk dua të vdes, më shpëtoni”, telefonata
Zjarfikësi shpëton shoferin

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese