
Një incident i rëndë ndodhi pak para fillimit të ndeshjes mes Espanyol -Barcelonës në Spanjë, kur një automjet u përplas me tifozët e Espanyol pranë stadiumit.
Nga përplasja mbetën të plagosur 13 persona, katër prej të cilëve u dërguan me urgjencë në spital. Fatmirësisht, të gjithë të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shoferi i mjetit u arrestua menjëherë nga autoritetet, me dyshimin për drejtim të rrezikshëm të automjetit dhe shkaktim të lëndimeve trupore.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë makinën e ndalur mes disa kazanëve të mbeturinave jashtë stadiumit, e rrethuar nga tifozët. Më pas, automjeti përplaset me turmën.
Atropello masivo en la previa el RCD Espanyol contra el FC Barcelona. pic.twitter.com/KTKdqpEv5N
— Raúl Serrano (@RaulSerrano_11) May 15, 2025