Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Lufta tregtare SHBA-Kinë, presidenti Trump propozon uljen e tarifave në 80 përqind

Shkruar nga Newsbomb
Lufta tregtare SHBA-Kinë, presidenti Trump propozon uljen e tarifave
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka shprehur gadishmërinë për të ulur në 80% nga 145% sanksionet e vendosura kundrejt Kinës.

Deklaratën lidhur me tarifat kundër mallrave kineze e Trump u postua nga vetë në llogarinë në Tëitter.

“Tarifa 80% ndaj Kinës duket e drejtë! I takon Scott B”, shkroi Trump në një postim në Truth Social, duke i dhënë një shenjë respekti Sekretarit të Departamentit të Thesarit, Scott Bessent.

Sakaq Shtetet e Bashkuara dhe Kina do të zhvillojnë bisedime zyrtare në Zvicër këtë fundjavë për të negociuar lidhur me luftën e ashpër tregtare të nisur tashmë mes dy superfuqive.

Delegacioni amerikan do të kryesohet nga Sekretari i Thesarit, Scott Bessent dhe Përfaqësuesi i Tregtisë, Jamieson Greer ndërsa pala kineze do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri, përgjegjës për Çështjet Ekonomike, He Lifeng. Bisedimet do të përqendrohen në tarifat dypalëshe dhe ribalancimin e marrëdhënieve tregtare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese