
Dy persona humbën jetën dhe mijëra të tjerë u evakuuan, ndërsa zjarret shpërthyen ditën e stome në Korenë e Jugut.
Sipas BBC, dy zjarrfikës u gjetën të vdekur në qarkun Sancheong, në juglindje të vendit, ndërsa dy të tjerë janë raportuar të zhdukur.
Shërbimi Pyjor i Koresë ka njoftuar se zjarre të shumta shpërthyen në të gjithë vendin, duke përfshirë provincat Gyeongsang Veri dhe Jugor, si dhe qytetin Ulsan. Si pasojë, një gjendje e fatkeqësisë kombëtare u shpall për të koordinuar përpjekjet për të shuar flakët.
Ndërkohë, Shërbimi Pyjor ka bërë paralajmërime serioze për zjarret në 12 zona të ndryshme të vendit, duke përfshirë qytetet e mëdha si Busan dhe Daejeon.
Evakuimet dhe masa të tjera emergjente vazhdojnë, ndërsa autoritetet janë duke u përpjekur të mbajnë nën kontroll situatën e ndërlikuar të zjarreve që kanë shpërthyer me shpejtësi dhe intensitet.