
Njoftimi i shumëpritur erdhi pas katër raundeve të votimeve të pasuksesshme. Tym i bardhë nga oxhaku i Kapelës Sistine, zgjidhet Papa i 267-të i Kishës Katolike Romake.
Konklava ka arritur dakordësi për të zgjedhur Papën e ri që do të pasojë Papa Françeskun dhe ai është Kardinali Robert Prevost i cili do të quhet Leoni i XIV.
Kardinali 69 vjeçar amerikan Robert Francis Prevost, prefekti i Kongregatës me ndikim për Peshkopët, është një prelat i lindur në Çikago, i cili kaloi shumë vite si misionar në Peru përpara se të zgjidhej kryetar i Augustinianëve për dy mandate radhazi. Edhe ai është emëruar cardinal nga Françesku.

Kryepeshkopi Prevost është diskret me mediat, dhe vlerësohet për aftësinë e tij për të dëgjuar dhe zotëruar çështje të ndryshme.
Kujtojmë se sot ishte dita e dytë e Konklavës papnore, e cila është mbledhur brenda Kapeles Sistine, teksa në votimin e katërt është mundësuar zgjedhja e Papës. 133 kardinalëve që kanë të drejtën e zgjedhjes nuk u është lejuar komunikimi me botën e jashtme gjatë kësaj kohe.