Na duhen profesionistë zotërinj, jo vetëm nizamë për në front

Publikuar tek Analiza & Komente
E Enjte, 16 Mars 2017 09:30

Nga Shpëtim Nazarko

Kisha dhënë diku një intervistë në një gazetë ashtu shpejt e shpejt dhe në të kisha përmendur një pikturë të Napoleonit. Piktura ishte e bërë në atë periudhën e kthimit të tij të shkurtër, apo të «100 ditëve », para se ta internonin përfundimisht në Saint Helenë ku dhe vdiq.

Piktura e tregonte Napoleonin në Ecole Superieure-in e famshëm të Parisit. Pak kohë pas intervistës, vajta të kontrolloja saktësinë e asaj që kisha thënë… Në të vërtetë, Napoleoni e vizitonte shkollën, madje e kishte zakon që pas fitoreve në fushën e frontit dukej shpesh atje. E themeluar aty nga 1794 dhe e organizuar në një bazë më të rëndë prej gjeniut ushtarak, rreth dhjetë më vonë kjo shkollë u shndërrua në një nga krenaritë e Francës. Dhe ndoshta nuk gaboj, por edhe sot ajo gjëndet nën suazën e Ministrisë së  mbrojtjes së Francës apo ndryshe nën kujdesin apo administrimin e saj.

Në një lexim të shpejtë të biografisë së shkollës, shoh se atje kanë dalë personalitete nga më të mëdhatë e Francës. Dhe këtu nuk them për shkencëtarë e filozofë, por dhe nobelistë e presidentë të këtij vëndi të madh.

Nën shëmbullin e sa mund të gjesh variacione në vënde të tjera të Europës, psh në Gjermani etj.

Këto që shkruaj më lart më kujtohen shpesh kur kaloj pranë godinës së re të Ministrisë së Mbrojtes. Ka ambientet më të mëdha se të ndoshta çdo ministrie të vëndit. Dhe ka një arsye praktike për këtë. Ka qënë shkollë e e mesme ushtarake  si dhe akademia ushtarake, Skënderbej. Sot më thonë që është mbyllur akademia. Me të drejtë apo nën stategjinë e caktuar nga NATO kemi më shumë se sa duhet oficerë etj etj.

Më intereson pak kjo e dhënë e fundit. Ndërkohë që e di mirë, se Shqipëria duhet të paguajë për të qënë në strukturat e NATO-s dy përqind të buxhetit të saj që ndoshta i thonë nja dyqind milionë euro. Po ashtu herë pas here po në emër të Natos dërgohen misione ushtarake në rendin e 50 apo 100 ushtarëve në frontet e ndryshme që ajo kërkon.

Vërtet këtu mbaron misioni apo funksioni i gjithë këtij ambienti apo kësaj ministrie? E pse çuditesh ? – mund të më thotë njeri. Herë pas here ushtria vjen edhe në ndihmë të civilëve edhe kaq. Çfarë do më shumë? Do që të bëjmë atë që bëri Napoleoni?

Napoleonin nuk e bëjmë dot. Po më poshtë se në rregjimin e Hoxhës, nuk na lejohet të shkojmë. Fundja prandaj e rrëzuam.

Në kohën e bërjes së shërbimit ushtarak të diktatorit, nuk mësohej vetëm si të përballohej agresori. Mbarimi i ushtrisë mund të të jepte një patentë shoferi, mund të bëheshe elektroaut, karpentier etj.

Shërbenin këto për jetën e mëpastajme? Natyrisht.

Pyetja e thjeshtë është kjo…

A krijojmë dot struktura analoge apo kujtojmë diktatorin kështu?

Në të vërtetë edhe NATO-s ku aderojmë, i duhen jo vetëm ushtarë. Edhe ajo pasi hedh bomba  a mitralon gjëkundi duhet të ndërtojë apo rindërtojë. Edhe asaj i duhen infermierë e shoferë, elektroutë apo xhenierë etj etj.

A nuk ja vlen që në këto ambientete të stërmëdha që gjënden pranë ish shkollës ushtarake të valojnë kurset për profesionet e sipërme apo të tjera? A nuk ja vlen t’i lutemi NATOS që me ndihmën e saj të pregatisim edhe ne për profesione që duhen për ne dhe për atë vetë? Mund të dërgojmë jo 50 apo 100 vetë në trajtën e nizamit vetëm për në fushën e luftës. Po të dërgojmë ata profesionistët që riparojnë ato dëmet e luftës pra që nuk gjënden vetëm në zjarrin e armikut.

Me siguri do të fitojmë para më shumë do të plotësojmë dhe atë kërkesën e Trump-it për ti paguar saktësisht ato detyrimet që i duhen  NATO-s nga ne.

Po ti lëmë shakatë. Shqipëria nuk ka arsye të dërgojë vetëm nizamë në NATO apo infermierë në Gjermani e Itali. Mund të dërgojë profesionistë që stërviten me ndihmën e saj. Kjo  fjali e fundit për mua është shumë e rëndësishme.

Budallaqet e mëdha të prodhuara këto njëzet e pesë vjet nëpërmjet universiteteve që mbinë si kërpudhat pas shiut kanë pasur dhe një arsye objektive.

Për të krijuar një universitet privat ku formohen filozofë e juristë, psikologë a ku e di unë  shpesh mjaftojnë një ambient me tri a katër dhoma e një guzhinë.

Për të krijuar një shkollë apo një ambient që krijon profesione të caktuara ndonjëherë duhen miliona qoftë edhe për një ambient të vetëm… Ku ti gjejmë këto para?

Për këto duhet t’i kërkojmë ndihmë NATOS… Mos po i lutemi? Jo, gjermanët kanë një shprehje: Unë të ndihmoj të ndihmosh veten.

Nëpër laboratorë ku krijohen profesione të caktuara, ndihmojnë me personel dhe laboratorë vetë strukturat e NATO-s. Dhe këto jo vetëm për të dërguar nizamë në front, por edhe specialistë. Po jo vetëm kaq!

Këta ushtarë të rinj i shërbejnë edhe vetë vendit të tyre. Janë vërtet forca e re e kualifikuar që i duhet Shqipërisë për të  mirëpritur investitorët  e rinj. Janë një ndihmë shumë herë më e madhe sesa ajo që kërkojnë qeveritë e Shqipërisë pra të uljes taksave, çmimit të energjisë etj etj.

Bëjini! Francën e madhe të Napoleonit nuk e arrijmë dot, por Shqipërinë e vogël mund ta ndihmojmë më shumë. Jam i bindur se po u bënë këto shkolla e kurse profesionale shumë më pak do të shkojnë për t’u bërë filozofë e juristë nëpër universitete private, që nuk i duhen asnjeriu apo i kemi më shumë se ato të Francës vetë.

Bëjini se dhe sikur të jenë me pagesë do të venë në to jo vetëm ushtarët që kryejnë këtë shërbim por dhe një pjese e madhe e rinisë që do të arsimohet për së mbari.

Francën e Napoleonit nuk e arrijmë dot por shëmbujt e mirë do të na bëjnë më të mirë. Pjetrin e madh të Rusisë që e la vëndin e tij për shumë vite dhe brodhi nëpër Europë ku mësoi dhjetra  profesione, nuk e bëjmë dot, por shëmbujt e mirë na bëjnë mirë.

Shqipërinë deri në vitet ‘70 të shekullit të kaluar e bënë shkollat e shkëlqyera profesionale të viteve ‘30 që krijoi Ahmet Zogu. Atë më pas e ndërtuan shkollat që krijoi Hoxha. Po këtë të renë që e kërkoni apo e quani edhe me termin Republikë e re me se do ta bëni ?

Një gjë duhet ta themi me siguri dhe bile të thërrasim fort.

Jo vetëm nizamë zotërinj, jo vetëm nizamë për në front.

Na duhen profesionistë!

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Pas humbjes, a duhet të japë dorëheqjen Lulzim Basha

Analiza & Komente

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

"Katër sinjale pozitive nga Kosova"

Nga Afrim Krasniqi ...

Na drithërove Arbanë…

Nga Mesila Doda Fotot e tua kalonin parafytyrimin tim dhe çdo...

“Koalicioni PS-PD, si zgjidhje afatgjatë për vendin”

Gazetari dhe analisti Mentor Nazarko, në një shkrim të ...

Ministritë dhe loja me cingla

Nga Dr. Sorina Koti, koordinatore, Partia Demokratike Ministritë...

4 ditët pa gjumë të Armando Dukës dhe mijëra kilometra brenda 2 muajve

Nga Anila Basha Armand Duka u mendua jo shumë gjatë, në...

Dossier

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Gratë nga Kosova në krye të kampeve të ISIS-it (Foto)

Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të E...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al