“Na nevojitet një FBI evropiane”

Publikuar tek Bota
Premte, 06 Janar 2017 23:23

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere dëshiron ta pasurojë aparatin e sigurisë të Gjermanisë me më shumë kompetenca të federatës. Debati për propozimet e tij u ndez shpejt - rezistencë kundër ndryshimit të arkitekturës gjermane të sigurisë vjen para së gjithash nga landet.

Wolfgang Ishinger, shefi i Konferencës së Sigurisë të Mynihut, e mbështet propozimin e de Maizier-it për ta forcuar federatën - dhe kërkon që të shkohet edhe më tej. "Ne nuk jetojmë në një kapsulë hapësinore Gjermani", i tha Ishinger Deutsche Welles. "Jetojmë në një Bashkim Evropian në masën më të madhe pa kufij. Në të duhet të mendojmë vërtet në një plan të gjerë dhe jo në doza homoepatike."

Ishinger: Propozimet të diskutohen seriozisht

Në vend që çdo muaj të deklarohet "edhe pak më shumë shkëmbim të dhënash" brenda Evropës, eksperti i sigurisë kërkon që të bëhet një hap i madh përpara. "Ajo për të cilën kemi nevojë ne, është një lloj FBI-je evropiane", tha Ischinger. Fakti, që propozimi i ministrit federal të Brendshëm po përballet me indinjata të shumë palëve, Ischinger e sheh me keqardhje. "Këto propozime e meritojnë që të diskutohen seriozisht veç e veç dhe të mos refuzohen në bllok sërish." Edhe një diskutim për dëbimin e personave rrezikues, eksperti i sigurisë e konsideron me vend. Ischinger thotë se është e drejtë që të shqyrtohet mundësia e ashpërsimit të praktikës së dëbimit.

E ardhmja e NATO-s

Në lidhje me gjendjen e sigurisë në BE dhe të ardhmen e NATO-s, Ischinger i dha një paradhënie besimi Presidentit të ardhshëm të SHBA. Pyetjes se a mund të bazohen evropianët ende tek SHBA, Ischingeri iu përgjigj se njëherë për njëherë duhet pritur, se çfarë do të thotë Trumpi kur të marrë postin në 20 janar. "Unë në fakt nuk kam dyshim, që administrata e Trumpit do ta konfirmojë mbështetjen për NATO-n", tha Ischinger. "Do të ishte një gabim i jashtëzakonshëm fillestarësh në qoftë se ai do t'i vinte pikëpyetje të vetmes aleancë funksionuese që e lidh Amerikën me një pjesë të rëndësishme të botës".

Në lidhje me marrëdhënien e ardhshme midis Rusisë dhe SHBA, Ischingeri e sheh Presidentin e ardhshëm amerikan më tepër si një shans. Në një kohë kur vitet e shkuara nuk ka pasur më biseda serioze midis Presidentit të SHBA, Barack Obama dhe Presidentit rus, Vladimir Putin, nga pikëpamja evropiane është detyrimisht me interes që të zhvillohen sërish bisedime, tha Ischinger.

Megjithatë, shtoi Ischinger, vendimet e dy fuqive të mëdha nuk duhet të merren pa pyetur të prekurit, për shembull shtetet baltike, Ukrainën ose evropianët. "Unë do ta quaja të dëshirueshme, që Amerika të ulet me zotin Putin në tryezë dhe të diskutojë me të për një marrëveshje strategjike, mbi bazën e një deklarate të re në mbështetje të NATO-s," tha Ischinger. (Deutsche Welle)

Modifikuar më Premte, 06 Janar 2017 23:24

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Kërkesa e PS-LSI për shtyrjen e afateve të regjistrimit në KQZ

Analiza & Komente

“Koalicioni PS-PD, si zgjidhje afatgjatë për vendin”

Gazetari dhe analisti Mentor Nazarko, në një shkrim të ...

Ministritë dhe loja me cingla

Nga Dr. Sorina Koti, koordinatore, Partia Demokratike Ministritë...

4 ditët pa gjumë të Armando Dukës dhe mijëra kilometra brenda 2 muajve

Nga Anila Basha Armand Duka u mendua jo shumë gjatë, në...

Nën çadër dhe jashtë saj

Nga Elton Derjaj Në një kohë kur agjenda e vendit &eum...

Na duhen profesionistë zotërinj, jo vetëm nizamë për në front

Nga Shpëtim Nazarko Kisha dhënë diku një intervis...

Diana nuk është vetëm

Nga Luljeta Progni ...

Pse talentet e sportit përfundojnë në grevë urie?!

Nga Orest ÇIPA   Papritur, njësoj sikur “shkr...

Vetingun apo zgjedhjet?

Nga Artan Fuga ...

"Veliera shkel të ardhmen, lashtësinë dhe ligjet"

Nga Gjergj Bojaxhi (Anëtar i Forumit të Trashëgimis&eum...

Përballë Sali Berishës!

Nga Arbana Xharra- Kryeredaktore e gazetës “Zëri&rdquo...

Dossier

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Gratë nga Kosova në krye të kampeve të ISIS-it (Foto)

Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të E...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al