2017, Hollanda, Franca, Gjermania e Italia, katër vendet që do i “hapin punë” Eurozonës

Publikuar tek Bota
Saturday, 31 December 2016 16:21

2017, pritet të jetë viti I sfidave të mëdha për Bashkimin Evropian. Pas Brexit që tronditi Evropën në 2016, duket se zgjedhjet në Francë, Gjermani dhe Hollandë, ndërmjet edhe atyre të mundshme në Itali, do të sjellin një pasiguri shumë më të madhe për Bllokun evropian në vitin që pason, shkruan France24.

Euroskeptikët janë më të organizuar se kurrë për atë që pritet të ndodhë në muajt në vazhdim.

Hollanda

Fitorja e Donald Trump në USA si dhe zgjedhja e ministrit të jashtëm britanik Boris Johnson, ka bërë që lideri I të djathtës ekstreme të Freedom Party, Geert Ëilders, të marrë hov. Politikani hollandez mund tu dalë si fantazmë liderve të BE ndërkohë që ata presin zgjedhjet e përgjithshme të 15 marsit. Ëilders, që u shpall fajtor për nxitje të diskriminimit herët këtë muaj, ka kërkuar një referendum të stilit Brexit për të lënë BE dhe pengesë për emigracionin nga vendet myslimane. Sondazhet tregojnë se partia e tij anti-BE, anti-emigrim, dhe anti-Islamike mund të fitojë zgjedhjet, duke u mbështetur nga e njëjta mënyrë rebele dhe e ankthshme e treguar nga Brexit dhe fitorja e Trump. Sistemi politik I fragmentarizuar kërkon krijimin e një koalicioni të gjerë për të hedhur poshtë idetë e Ëilders. Por partitë e qendrës së majtë dhe kryeministri konservativ Mark Rutte nuk po arrijnë të organizohen duke e orientuar vendin drejt një prirjeje djathtas. Rezultati mund të jetë një largim I politikës hollandeze nga tradita e institucioneve konsensuale duke krijuar terren për një zakon më konfliktual në marrëdhënie me partnerët e vet të BE.

Brukseli ka arsye të shqetësohet. Në një referendum herët këtë vit, hollandezët refuzuan një  marrëveshje tregtare të BE me Ukrainën, duke I dhënë një goditje unitetit evropian. Kjo ndoshta mund të ngjajë sërish, me një ligj të ri që po përpiqen të impononjnë euroskeptikët. Këta kërkojnë një referendum për një legjislacion të ri, duke përfshirë edhe rregullat e reja të BE, ndërkohë që po mblidhen firmat e 300 mijë qytetarëve për të kërkuar një gjë të tillë.

Zgjedhjet presidenciale në Francë

Një tjetër vend që është I sigurt se do të rrëshqasë djathtas është Franca ku vota presidenciale e prill-majit, do të jetë një takim kritik electoral për 2017. Vetëm një muaj më parë Sarkozy u përfshi në një primare conservative ndërkohë që Hollande përjashtoi veten pasi pa se mbështetja për të ishte shumë e ulët. Socialistët e kanë akoma të vështirë për të gjetur një kandidat, edhe për shkak të përcarjes së tyre, por rankimet e tyre janë aq të ulta saqë vështirë të kapin një raund tjetër.

Ndryshe nga kjo panoramë, sondazhet sugjeron që kandidati konservativ Francois Fillon, një admirues i ishkryeministres britanike Margaret Thatcher, duket se do të mundë lideren e të djathtës Marine le Pen në raundin e 7 majit. Të dy kanë argumentuar se Franca nuk është një komb multikulturor, dhe të dy shihen si pro-rus. Paqartësitë se kush do të dalë në krye në zgjedhjet presidenciale franceze rriten kur platformat e shprehura nga kandidatët janë për të treguar një “anti-establishment” të ngritur deri më tani. 

Zgjedhjet parlamentare në Francë

Sistemi politik francez është kaq interesant saqë besohet se zgjedhjet parlamentare do të ndikohen nga gara e presidencialeve. Sipas Republikën e Pestë, ata në përgjithësi I dorëzojnë presidentit një maxhorancë në parlament, duke pasur mundësi për formimin e qeverisë. E gjithë kjo ndoshta nuk do të funksionojë nëse në zgjedhjet presidenciale të Majit do të ketë surpriza.

Perspektiva e një bashkejetese ndërmjet një presidenti nga një parti dhe një kryeministri nga një tjetër, në përgjithësi shihet negativisht në Francë, duke pasur frikën e një bllokimi. Por shumë nga qytetarët francezë kanë gjetur në memorjen e tyre shembujt e fundit të bashkëjetesës ndërmjet 1997 dhe 2002 kur ekonomia u rrit, papunësia ishte e ulët dhe ekipi shumëracial I futbollit francez fitoi Kupën e Botës.

Gjermania

Gjermania, fituesja e Kupës së botës në futboll, është vendi tjetër në radhë. Data për caktimin e zgjedhjeve parlamentare për të zgjedhur Bundestagun nuk është caktuar akoma por ligji gjerman kërkon të mbahen deri në 22 tetor. CDU (bashkimi Kristian Demokrat) dhe aleati bavarez CSU, duket nga sondazhet se do të fitojnë shumicën e vendeve, duke e bërë Angela Merkel të dorëzojë zyrën pas katër mandatesh.

Merkel, 62 vjec që respektohet jashtë dhe brenda Gjermanisë shihet si liderja më me eksperiencë e perëndimit. Por politika e saj e “dyerve të hapura” dhe rritja e konsiderueshme e kërcënimeve terroriste, kanë ekspozuar skepticizëm ndaj saj, duke bërë edhe humbjen e pikëve në sondazhe. Sipas një studimi që u bë pas sulmit në një market krishtlindjesh në Berlin dhe ku vdiqën 12 persona, u tregua se partia AfD antiemigrim, fajësonte Merkelin për sulmin duke arritur të marrin 15 përqind të votave.

Ndërkohë që zgjedhjet federale në Gjermani kanë ende rrugë për të bërë, sondazhet e fundit tregojnë se partitë tradicionale dominuese CDu/CSU kanë një rënie. Analistët thonë se do të bashkojnë forcat për një koalicion stabël për të pasur një kulturë politike të orientuar drejt konsensusit. Trendi actual thotë se Bundestagu I ardhshëm do të jetë më I fragmentarizuar se çdo herë tjetër që nga Gjermania e Pasluftës.

Paqartësi në Itali

Një nga vendet që ka një parlament të paqëndrueshëm, ekonomia e tretë më e rëndësishme në Eurozonë pas Gjermanisë dhe Francës, Italia, ka shumë probleme gjithashtu. Presidenti Mattarella, do të duhet të thërrasë zgjedhjet deri në maj 2018, por mund ta gjejë veten për të thërritur zgjedhjet edhe më herët.

E gjithë paqartësia u ngrit pasi ish kryeministri Renzi u mund në një referendum kushtetues gjatë vitit që po lëmë pas, dhe që ka të bëjë drejtpërsëdrejti me të ardhmen e tij politike. Dhe pas largimit të Renzit, ndërtimin e qeverisë e mori në dorë Paolo Gentiloni.

Me një krizë të sistemit banker dhe vazhdimin e problemeve me emigracionin, Gentiloni ka shumë cështje për zgjidhje. Por ndërkohë ai pritet të punojë urgjent edhe me ligjin e ri, pasi, cështja e mbajtjes së zgjedhjeve mund të jetë urgjente në cdo kohë. Renzi që mbetet në krye të Partisë Demokratike që qeverisë, duket se po përgatitet të rikthehet sipas zërave. Sondazhet tregojnë se ai do të përballet me Beppe Grillon që ka kërkuar një referendum për të lënë euron dhe të rinegociohet borxhi public I vendit, duke future kështu në krizë gjithë eurozonën.

Modifikuar më Saturday, 31 December 2016 16:23

Ora

ukt 300x250

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Debati për Arsmin e Lartë, kush ka të drejtë:

Analiza & Komente

Nën çadër dhe jashtë saj

Nga Elton Derjaj Në një kohë kur agjenda e vendit &eum...

Na duhen profesionistë zotërinj, jo vetëm nizamë për në front

Nga Shpëtim Nazarko Kisha dhënë diku një intervis...

Diana nuk është vetëm

Nga Luljeta Progni ...

Pse talentet e sportit përfundojnë në grevë urie?!

Nga Orest ÇIPA   Papritur, njësoj sikur “shkr...

Vetingun apo zgjedhjet?

Nga Artan Fuga ...

"Veliera shkel të ardhmen, lashtësinë dhe ligjet"

Nga Gjergj Bojaxhi (Anëtar i Forumit të Trashëgimis&eum...

Përballë Sali Berishës!

Nga Arbana Xharra- Kryeredaktore e gazetës “Zëri&rdquo...

Luli u zgjua…Le të fillojë opozitarizmi

Nga Anila Basha - Drejtore e Newsbomb.al ...

Shpërthen politologu Afrim Krasniqi: Krim shtetëror në Durrës, reagoni sa s’është vonë

Nga Afrim Krasniqi E ka ditur Kryetari i Bashkisë, e ka ditur K...

Në zemër të Myzeqesë (Foto)

Nga Besim Dybeli Reportazh përshkrues nga qyteti i Fierit N&eum...

Dossier

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Gratë nga Kosova në krye të kampeve të ISIS-it (Foto)

Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të E...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al