E duam rininë si gjithë europa...

Publikuar tek Analiza & Komente
E Enjte, 08 December 2016 10:33

Nga JULIAN HOXHAJ

Pak e transformuar por aspak jashtë thelbit. Ishte viti 1990 kur unë linda, ishte po ky vit kur shqiptarët, aso kohe kryesisht të rinj dhe të reja canë muret e diktaturës komuniste, mposhtën frikën dhe terrorin dhe arritën të artikulojnë për herë të parë një shprehje, që sot është sinonim i demokracisë shqiptare. "E duam Shqipërinë si gjithë europa", ishte kjo frazë, të cilën e mësova pasi u rrita, që frymëzoi qindra e mijëra të rinj shqiptarë, të cilët mbushën sheshe e rrugë, mbushën oborret e ambsadave dhe u larguan drejt  Europës... Sot, ata të rinj të dikurshëm, janë në politikë, janë në ekonomi, në shoqërinë civile, janë drejtues të lartë, janë në emigracion, janë të varfër janë të pasur, disa janë e disa nuk janë.

Në 26 vjet, ata të rinj janë transformuar nga të  "barabartë" në një sistem të pa barabartë, në të pabarabartë në një sistem, që as pretendon të krijojë barazi. Por, Ata të rinj te viteve 1990, nuk janë më të rinj, por fëmijët e tyre, Unë dhe bashkëmoshatarët e mi apo të tjerë më të vegjël se unë, jemi ende të rinj. Sigurisht që ne nuk jemi Ata, isht të rinjtë e 90-ës, ose prindërit tanë sot, ne jemi ndryshe. Ne kemi viza, ikim në europë, ne kemi internet  lidhemi me bashkëmoshatarët tanë në europë, ne kemi veshje më të mira, si bashkëmoshatarët tanë në europë, ne kemi universitete dhe studjojmë si të rinjtë e tjerë në europë, ne kemi ëndërra, pasione, dëshira, mundësi, ne kemi mundësi të bëjmë jetë nate, të rrim rrugëve, të jemi ndryshe nga të tjerët, të shprehim talente në sport, në art, letërsi, dashuri, ne kemi gjithcka me pak fjalë. I kemi ashtu sic dhe i kanë bashkëmoshatarët tanë në europë... Por, ne ende nuk jemi të rinjtë e Europës! Ne nuk jemi të rinjtë e europës, sepse ende jetojmë me kompleksin e madhështisë së prindërve tanë, që thyen regjimin komunist.

Ne nuk jemi dot si prindërit tanë, që mbushën sheshe e rrugë, dhe i thanë stop një sistemi që shkatërroi, për më shumë se 4 dekada, ëndrrën e mijëra të rinjëve. Sigurisht ne nuk jemi rinia shqiptare e viteve 1990-et, që e donte Shqipërinë si Europa. Ata e donin Shqipërinë si europa, sepse ata besonin ne iedale, ata besoni tek liria, ata besonin tek aftësia, ata thyen frikën, ata bën gjithcka që Shqipëria të ndryshonte kahun e lëvizjes duke e orjentuar atë drjet europës. Por ne nuk jemi si prindërit tanë në vitet 1990! Ne, madhështinë e lëvizjes së dhjetorit të viteve 1990-et, nuk arrijmë dot ta kthejmë në model, por e shohim si mit, e shohim si dicka të papërsëritshme. Madje ne nuk thellohemi të gjejmë brenda saj logjikën e atyre qindra e mijëra të rinjëve, që kthyen frikën në forcë, ëndërrat në ideale, guximin në veprim dhe të kuptojmë si ia dolën ata.

Ata e kryen misionin e tyre, ata donin që fëmijët e tyre, ne, të jetonim të lirë, të shkolloheshim mirë, të visheshim mirë, të jemi pranë europës. Ata, prindërit tanë, e bën sistemin komunist të kuptonte se mënxyra 45-vjecare duhet të merrte fund. Ata, prindërit tanë, e kuptuan këtë, dhe bën gjithcka për ta ndalur, ata ia dolën dhe fituan... Por ne sot, cfarë do bëjmë për të ardhmen e fëmijëve tanë? Nëse prindërit tanë i kemi modele të pa tjetërsueshëm, atëherë le të bëjmë aq sa bën ata për ne, thjesht të kërkojmë që atë që kërkuan ata 26 vjet më parë. Nëse ne e duam Shqipërinë si gjithë europa, ne duhet të jemi të rinj si bashkëmoshatarët tanë në europë...

Modifikuar më E Enjte, 08 December 2016 10:36

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Shqipëria po digjet nga zjarret, cili është shkaku

Analiza & Komente

Shkolla eseistike e Kadaresë, ose gazetaria si paraletërsi

*Nga Aleksandër Çipa Refleksion i pamjaftueshëm rret...

Artan Fuga: Oktapodi kryetar partie dhe burrë shtëpie

Talk town mbi një oktapod Ka talk show, por ka edhe talk town, b...

Ah moj Vojsava, që na prishe mendsh me këtë origjinën tënde!

Mustafa Nano Në reagimet e shumta që janë vënë...

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al