
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Meksikën, pasi influencuesja e njohur në rrjetet sociale, Valeria Marquez, u vra tragjikisht gjatë një transmetimi live në TikTok.
Ngjarja ndodhi brenda sallonit të saj të bukurisë, i vendosur në qendrën tregtare Santa Maria, në shtetin Jalisco. Valeria ndodhej live në Tik Tok dhe dukej shumë e qetë dhe e përqendruar në punën e saj, kur një burrë i panjohur mbërriti në ambient me motoçikletë.
Sipas dëshmitarëve dhe raportimeve të para, autori u paraqit si shpërndarës dhuratash fillimisht. Më pas, pa thënë asgjë, ai nxori armën dhe qëlloi disa herë drejt 23- vjeçares, duke e goditur në kokë dhe në gjoks.
Akti i tmerrshëm u filmua drejtpërdrejt në TikTok. Ndjekësit e saj e panë të shokuar përpara se transmetimi të ndërpritej papritur.