Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

FOTO/ 200 kg drogë në zonën më të shtrenjtë të "Rivierës së Athinës", Policia gjen 10 çanta të braktisura në Glyfadha

Shkruar nga Newsbomb
FOTO/ 200 kg drogë në zonën më të shtrenjtë
Çantat me droge ne zonen e Glyfadhes

Autoritetet portuale në Greqi kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge, e cila nëse do të hidhej në treg do të kishte një vlerë të përafërt 1.5 milionë euro. Policët kishin marrë informacion në rrugë operative dhe ishin duke pritur për "levrekun e detit".

Ata po kërkonin një skaf të dyshimtë në një nga zonat më të shtrenjta të riveierës greke, siç është Glyfadha, dhe kur e kanë konstatuar në bord nuk kishte asnjë person.

Gjatë kontrollit, u gjetën dhjetë çanta të zeza që përmbanin 194.62 kilogramë kanabis të papërpunuar.

FOTO/ 200 kg drogë në zonën më të shtrenjtë
Skafi ku u gjeten çantet me droge

Autoriteti Portual i Saronikut, i cili po kryen hetimet paraprake, sekuestroi lëndën narkotike dhe mjetin e transportit, ndërkohë që në të njëjtën kohë, në bashkëpunim me Drejtoritë për Ndjekjen Penale të Drogave dhe Kontrabandës (DI.DI.NAL.) dhe Sigurinë dhe Mbrojtjen e Kufijve Detarë (D.A.P.THAS) të Shtabit të Rojës Bregdetare Helenike.

Dyshimet janë se personat që po e trafikonin dhe ata që e prisnin drogën, janë informuar se Policia kishte marrë dijeni për rastin dhe e kanë braktisur mjetin ujor bashkë me çantat me hashash. Megjithatë, autoritetet vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë.

FOTO/ 200 kg drogë në zonën më të shtrenjtë
Skafi ku u gjeten çantet me droge

Glyfadha u krijua si zemra e periferive jugore të Athinës, për shkak të vendndodhjes së saj të shkëlqyer buzë ujit, qendrës së pasur tregtare dhe lagjes moderne të biznesit. Është përshkruar si pika kryesore e "Rivierës së Athinës" dhe përmban disa nga rezidencat më luksoze buzë detit të Evropës, kopshte dhe prona, me një marinë moderne.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese