Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Forcat izraelite mbyllin shkollat ​​e drejtuara nga OKB-ja, nxënësit dërgohen në kampin e refugjatëve

Shkruar nga Newsbomb

 

Forcat izraelite mbyllin shkollat ​​e drejtuara nga OKB-ja,
Nxeneset duke u pershendetur me njera-tjetren

Forcat e armatosura izraelite të sigurisë kanë detyruar mbylljen e tre shkollave të drejtuara nga agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë  në Jerusalemin Lindor të aneksuar nga Izraeli.

Sipas “BBC”, mësohet se qindra nxënës palestinezë janë dërguar menjëherë në kampin e refugjatëve të quajtur Shuafat.

Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA-s, Philippe Lazzarini, është shprehur se autoritetet izraelite po u mohonin fëmijëve të drejtën e tyre themelore për të mësuar dhe i akuzoi ata për një "shpërfillje flagrante të ligjit ndërkombëtar".

Ndërkohë, UNRWA është shprehur se më shumë se 550 nxënës të moshës gjashtë deri në 15 vjeç ishin të pranishëm dhe se një nga anëtarët e stafit të saj u ndalua, në atë që drejtori i saj në Bregun Perëndimor të pushtuar e quajti "një përvojë traumatizuese për fëmijët e vegjël që janë në rrezik të menjëhershëm për të humbur aksesin e tyre në arsim".

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese