Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Donald Trump i sigurt për marrjen e Gazës: Do ta bëjmë zonë të lirë

Shkruar nga Newsbomb
Donald Trump i sigurt për marrjen e Gazës: Do ta bëjmë
Presidenti Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë vizitës së tij në Katar, ka hedhur sërish idenë që Gazën ta bëjë pjesë të tijën.

Gjatë fjalës së tij, Trump është shprehur se marrja e Gazës në “duart” e SHBA-ve do ta bëjnë atë një zonë të sigurt dhe të lirë.

“Nëse është e nevojshme, mendoj se do të isha krenar nëse Shtetet e Bashkuara ta marrin dhe ta bëjnë një zonë lirie. Le të ndodhin disa gjëra të mira, t’i vendosin njerëzit në shtëpi ku mund të jenë të sigurt”, tha Trump nga Doha, Katar.

Gjithashtu, Trump ka thënë se janë duke punuar fortë për ta bërë atë të lirë, ku sipas tij ka ide shumë të mira për ta sjellë Gazën në një zonë të jetueshme.

 “Po punojmë shumë fort në Gaza. Gaza ka qenë një territor vdekjeje dhe shkatërrimi për shumë vite. Dhe e dini, unë kam koncepte për Gazën që mendoj se janë shumë të mira: ta bëjmë atë një zonë lirie, të lejojmë Shtetet e Bashkuara të përfshihen dhe ta bëjmë atë thjesht një zonë të lirë dhe të sigurt”, tha Trump.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese