
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka komentuar takimet e fundit të cilat po zhvillohen së fundmi mes Ukrainës dhe Rusisë në Turqi.
Për gazetarët, Trump është shprehur se asgjë nuk ka për të ndodhur mes dy shteteve armike derisa vetë Trump të takohet personalisht me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
“Shikoni, asgjë nuk do të ndodhë derisa unë dhe Putini të takohemi”, u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One gjatë rrugës për në Emiratet e Bashkuara Arabe. “Dhe ai nuk do të shkonte… Ai nuk do të shkonte nëse unë nuk do të isha atje. Dhe nuk besoj se do të ndodhë diçka, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo, derisa unë dhe ai të takohemi. Por do të duhet ta zgjidhim këtë problem sepse shumë njerëz po vdesin.”
Vetë presidenti i Ukainës, Volodymyr Zelensky mbërriti ditën e sotme në Turqi për të zhvilluar bisedime lidhur me paqen me Rusinë, ndërsa ka qenë Putin i cili la refuzuar të marrë pjesë personalisht dhe në vend të kësaj dërgoi një delegacion të nivelit më të ulët.