Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Dha dorëheqjen si ambasadore e SHBA-së në Ukrainë, Brink tregon arsyet e vërteta: Nuk mund ta zbatoja me mirëbesim politikën e jashtme të Trump

Shkruar nga Newsbomb
Dha dorëheqjen si ambasadore e SHBA-së në Ukrainë, Brink
Bridget Brink

Ish-ambasadorja amerikane në Ukrainë, Bridget Brink, ka zbuluar arsyet që qëndrojnë pas dorëheqjes së saj, duke deklaruar se nuk ishte dakord me mënyrën se si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump trajtoi luftën në Ukrainë.

Në një artikull të botuar sot nga Detroit Free Press, Brink, e cila shërbeu si ambasadore në Kiev nga maji 2022 deri në largimin e saj muajin e kaluar, theksoi shqetësimin e saj të thellë për politikën e administratës Trump ndaj luftës së vazhdueshme me Rusinë.

“Fatkeqësisht, politika që nga fillimi i administratës Trump ka qenë të ushtrojë presion mbi viktimën, Ukrainën, në vend të agresorit, Rusisë. Si e tillë, nuk mund ta zbatoja më me mirëbesim politikën e administratës dhe ndjeva se ishte detyra ime të jepja dorëheqjen

Nuk mund të rri duarkryq ndërsa një vend pushtohet, një demokraci bombardohet dhe fëmijë vriten pa u ndëshkuar.

Unë besoj se e vetmja mënyrë për të siguruar interesat e SHBA-së është të mbrojmë demokracitë dhe të kundërshtojmë autokratët. Paqja me çdo çmim nuk është aspak paqe është paqësim”, tha ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese