
Kuvendi i Kosovës
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar për herë të 15-të, pasi as kësaj radhe nuk u arrit të formohej komisioni për votimin e fshehtë.
Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 15 maj, në orën 10:00.
Ngërçi ka lindur nga mospajtimi mes Lëvizjes Vetëvendosje, si partia fituese e zgjedhjeve, dhe opozitës, lidhur me emrin e kryetarit të Kuvendit, e cila është Albulena Haxhiaj.
Ndërkohë në 19 prill, deputetët votuan kalimin e Komisionit, ku u betuan deputetët e legjislaturës së nëntë dhe i lihet hapësirë zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve, e cila është përfundimtare dhe hapet rruga për formimin e Qeverisë së re.
Sondazh
Poll