
Një avion luftarak rus ka shkelur hapësirën ajrore të NATO-s për gati një minutë, ndërsa po përpiqej të monitoronte një anije nën sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar, të cilën Estonia u përpoq ta ndalonte, tha ministri i jashtëm i vendit të Evropës Lindore.
Anija në fjalë, e quajtur Jaguar, ishte duke lundruar drejt Rusisë, e cila u vendos në listën e sanksioneve të Britanisë të premten e kaluar,ajo refuzoi të bashkëpunonte me një përpjekje për të hipur në të, marina estoneze tha se ajo u shoqërua në ujërat ruse.
Anija ishte akuzuar për lundrim të paligjshëm pa flamur.
“Federata Ruse dërgoi një avion luftarak për të kontrolluar situatën dhe ky avion luftarak shkeli territorin e NATO-s për gati një minutë”, tha ministri i jashtëm estonez Margus Tsahkna në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s.
“Duhet të kuptojmë se Rusia është përpjekur zyrtarisht të lidhet me ‘flotën në hije’ ruse”, tha ai, duke shtuar se Rusia ishte treguar e gatshme ta mbronte atë duke dërguar avionin.
“Situata është shumë serioze,” theksoi ministri.
Anija Jaguar është një nga mbi 100 anijet që përbëjnë “flotën në hije” të Rusisë , një rrjet anijesh që sipas vendeve perëndimore përdoren për të shmangur sanksionet ekonomike, duke lundruar jashtë standardeve të njohura ndërkombëtare dhe pa mbikëqyrje nga autoritetet.