Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Armëpushimi 30 ditor mes Rusisë dhe Ukrainës, Macron përshëndet iniciativën e Trump: Të aktivizohet menjëherë pa vonesa dhe hipokrizi

Shkruar nga Newsbomb
Armëpushimi 30 ditor mes Rusisë dhe Ukrainës, Macron
Emmanuel Macron, Donald Trump

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka përgëzuar thirrjen urgjente të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për një armëpushim 30 ditor pa kushte mes Ukrainës dhe Rusisë.

Në një postim në llogarinë e tij në Tëitter, Macron është shprehur se ky është një model që duhet ndjekur nga të gjithë parntertët ndërkombëtarë. Sakaq Emmanuel Macron cilësoi se Ukraina ka shprehur gadishmërinë për një armëpushim të tillë, ndërsa u shpreh se pret të njëjtën gjë dhe nga Rusia.

E përgëzoj thirrjen e tij të fortë për një armëpushim 30-ditor pa kushte, siç bënë edhe partnerët tanë britanikë dhe nordikë më herët këtë mëngjes. Ne të gjithë duhet të punojmë drejt këtij qëllimi pa vonesa, pretendime të rreme apo taktika zvarritëse. Ukraina ka shprehur tashmë mbështetjen e saj për një armëpushim të tillë gati dy muaj më parë. Tani pres që Rusia të bëjë të njëjtën gjë. Nëse nuk e bëjmë këtë, ne jemi të gatshëm të përgjigjemi me vendosmëri, së bashku me të gjithë evropianët dhe në koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara”, shkruan Macron.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese