Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

97 studentë arrestohen në Turqi gjatë protestës në universitet

Shkruar nga Newsbomb
97 studentë arrestohen në Turqi gjatë protestës në
Foto ilustruese

Policia turke ka arrestuar 97 studentë të Universitetit Bogazici në Stamboll, pas një proteste kundër një konference të organizuar në kampus nga një predikues islamik.

Studentët protestuan ndaj pranisë së Nureddin Yildiz, një predikues islamik i njohur për pikëpamjen e tij kontraverse e martesave të hershme. Konferenca ishte organizuar nga një klub studentor brenda universitetit.

Sipas guvernatorit të Stambollit, Davut Gul, të martën pasdite studentët tentuan të thyenin një barrikadë policore në kampus, çka solli përplasjen me forcat e rendit dhe arrestimin e tyre.

Gjatë ndërhyrjes, 13 oficerë policie mbetën të plagosur pasi ranë në një gropë ndërtimi rreth pesë metra të thellë.

Studentët e universitetit kanë qenë në ball të protestave në Turqi, muajt e fundit për shkak të ndalimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, rivali kryesor i presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese