Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

82 palastinezë u vranë dhe dhjetra të plagosur në sulmet izrealite në Gaza

Shkruar nga Newsbomb
82 palastinezë u vranë dhe dhjetra të plagosur në sulmet
Pamje nga vendngjarja

Të paktën 82 palastinezë u vranë dhe dhjetra të tjerë mbetën të plagosur dje nga sulmet intesive izraelite në të gjithë Rripin e Gazës.

Një sulm ajror izrealit goditi një restorant dhe një treg të mbushur më civilë në lagjen Al- Rimal,  në perëndim të qytetit të Gazës, duke vrarë të paktën 39 persona dhe duke plagosur  86 të tjerë, sipas, një zëdhëndës i mbrijtjes civile në Gaza, Mahmoud Basal.

"Fillimisht dëgjova fishkëllimën, pastaj shpërthimin... Pashë trupa të shtrirë përreth, përfshirë dy fëmijë që po shisnin kafe dhe një tjetër që po shiste misër", tregoi një nga të plagosurit.

Një dëshmitar tjetër tha se sulmi ndodhi pa asnjë paralajmërim.

Më herët gjatë ditës, një tjetër sulm izrealit goditi shkolllën Al-Karamah në lagjen Tuffah, në lindje të qytetit të Gazës, duke lënë të vdekur 19 persona, shumica prej tyre civilë të zhvendosur që kërkonin strehim. Sipas dëshmitarëve okularë, shkolla u godit dy herë radhazi .

Sulme të tjera ajrore izraelite në pjesë të ndryshme të enklavës morën jetën e të paktën 24 personave të tjerë, shtoi Basal.

Zyra e medias e qeverisë së Gazës, e drejtuar nga Hamasi, deklaroi dje se ushtria izraelite kreu "katër masakra" në objekte civile brenda 24 orëve, duke pretenduar se sulmet synojnë "të shkaktojnë numrin më të madh të mundshëm të viktimave civile".

Ushtria izraelite nuk ka komentuar ende mbi këto sulme të raportuara.

Ndërkohë, luftimet vazhduan mes militantëve palestinezë dhe forcave izraelite, të cilat avancuan në disa fronte të shumta në enklavën bregdetare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese