Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 në Greqi, paralajmërohet për cunami

Shkruar nga Newsbomb
Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 në Greqi,
Foto ilustruese

Një tërmet shumë i fortë me magnitudë 6.0 të shkallës Rihter ndodhi në orën 01:51 pas mesnatës në zonën detare 19 kilometra në jug- jugperëndim të ishullit Kasos dhe në lindje të Kretës.

Sipas njoftimit të Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, në një thellësi fokale prej 35 kilometrash.

Ndërkohë nëpërmjet numrit 112 është dërguar mesazh te banorët me paralajmërim për cunami dhe kërkesë që të largoheshin nga brigjet.

Më vonë, në orën 03:57 të mëngjesit të së mërkurës, një dridhje e re sizmike 3.4 të shkallës Rihter është ndjerë në të njëjtën zonë detare, në jug të ishujve Kasos dhe Karpathos. Epiqendra e kësaj goditjeje ishte 15 kilometra në jug të Kasos.

Ndërkohë, sipas të dhënave të përditësuara nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti kishte një magnitudë prej 6.1 të shkallës Rihter, me një thellësi fokale të vlerësuar në 70 kilometra. Epiqendra e saktë është lokalizuar 38 kilometra në jug-jugperëndim të Karpathosit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese