Berisha flet për takimin me Metën pas marrëveshjes Rama-Basha

Publikuar tek: politike, më 19:09 13-09-2017 Berisha flet për takimin me Metën pas marrëveshjes Rama-Basha

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një interviste për syri.net, ndër të tjera ka folur edhe për takimin me Metën pas paktit Rama-Basha.

Për Berishën ai ishte një takim mëse normal dhe se Meta në atë kohë ndoshta mund të ketë menduar edhe se kjo marrëveshje mund të ishte në dëm të tij.

Më tej Berisha u shpreh se LSI doli më e fitur nga sulmet e PD dhe PS gjatë fushatës.

“Një kafe kortezie dhe asgjë tjetër. Sepse personalisht unë e kam mirëpritur marrëveshjen dhe takimin Basha-Rama. Kam prerë me thikë çdo lloj përpjekje të tij dhe kam qënë kategorik. Nuk është përgjegjësia ime që ata mendojnë gabim. Është çështje e tyre. Nuk ka diskutuar asgjë madhore politike përveç se një kafe kortezie me Ilir Metën. Ai ndoshta e mendoi se kjo marrëveshje kishte qëllime kundra tij, dhe nuk përjashtohet  se ajo pati perkursione të tilla gjatë fushatës, çfarë pagoi një çmim shumë të shtrenjtë PD-ja. Sepse gjatë fushatës Rama arriti të krijojë përshtypjen se do të kishim një koalicion PD-PS. Vetvetiu doli atë javë që Ilir Meta do të ishte opozita e vetme, çka e ndihmoi LSI-në, e bëri me fletë. Nëse marrëveshjen Rama e nisi për të dëmtuar Ilir Metën, mund të thuash që Ilir Meta nuk humbi nga marrëveshja. Ajo javë propagande elektorale, e rrebesheve ndaj LSI-së u tha shqiptarëve se,  shikoni ai është një opozitar i vërtetë”, thotë Berisha.

Article Logic
Execution time: 0.0024998188018799
array(1) { ["section"]=> string(67) "berisha-flet-per-takimin-me-meten-pas-marreveshjes-rama-basha-92247" }