Berisha flet hapur për Bashën: U tregua i vonuar ndaj diabolizmit të Ramës, dhe “puthja fatale” për ne

Publikuar tek: politike, më 18:09 13-09-2017 Berisha flet hapur për Bashën: U tregua i vonuar ndaj diabolizmit të Ramës, dhe “puthja fatale” për ne

Ish kryeministri Sali Berisha ka kritikuar hapur kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke thënë se ka gabuar në strategjinë e fushatës.

Berisha u shpreh në emisionin “Fakt” se Basha nuk e kuptoi strategjinë e Ramës teksa përhapi fjalën në të gjithë Shqipërinë për një koalicion të mundshëm me PD.

“Kjo ishte puthja fatale për ne”, u shpreh Berisha, duke kritikuar edhe këshilltarët e Bashës në zgjedhje të cilët i quajti ‘mizerabël”.

Fjala e Berishës në emisionin Fakt:

Unë mendoj se fillimin e pati shumë të mirë. Në fjalimi ne Fierit kam thënë që ky është fjalimi më i mirë i jetës së tij politike, po vazhdoi edhe 10 ditë kështu Edi Rama do mbyllet në shtëpi.

PD-ja po të ecte në këtë mënyrë do tërhiqte si magnet të pavendosurit. Sipas sondazhit të IPR, rritmi i ritjes me 5 pikë në javë e nxirrte PD-në parti të parë.

Çfarë ndodhi, për mua ndodhi fataliteti, Edi Rama me mjeshtëri diabolike përvetësoi marrëveshjen dhe hapi në të katër anët e Shqipërisë se ne do bëjmë koalicionin.

Këtu kryetari i PD-së u tregua i vonuar. Nuk e kuptoi që kjo ishte një puthje fatale për ne.

Çfarë ndodhi? Jo vetëm rënia për ne, por u rritën me 26.7% ata që nuk do votonin. Blloku, pra militantët e PD-së na u larguan nga fushata. Ju po bëni koalicion, ne s’kemi punë me ju.

Kur menduan se kjo mund të ndodhte, ata thanë ne s’kemi punë me këtë në fushatë pasi ne mbajtëm çadrën 90 ditë... U rrit në mënyrë paradoksale bojkoti i zgjedhjeve.

Lulzim Basha kishte këshilltarë mizerabël në zgjedhje. 

Article Logic
Execution time: 0.0026130676269531
array(1) { ["section"]=> string(104) "berisha-flet-hapur-per-bashen-u-tregua-i-vonuar-ndaj-diabolizmit-te-rames-dhe-puthja-fatale-per-ne-92246" }