Basha i la jashtë listës, shpërthen Berisha në reagimin e tij të parë: Lista ishte e kryetarit, gabim dhe përgjegjësi e tij

Publikuar tek: politike, më 18:09 13-09-2017 Basha i la jashtë listës, shpërthen Berisha në reagimin e tij të parë: Lista ishte e kryetarit, gabim dhe përgjegjësi e tij

Ish kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për herë të parë për largimet e figurave të rëndësishme të PD-së nga lista e kandidatëve për deputetë.

Berisha e ka quajtur largimin e Astrit Patozit, Jozefina Topallit, Majlinda Bregut dhe politikanëve të tjerë si “të pajustifikueshme”, ndërsa ka shtuar se “Lista është e kryetarit”, pasi nuk kaloi nga forumet e partisë.

Fjala e Berishës në emisionin “Fakt” të gazetarit Çim Peka:

E kam theksuar që atëherë që unë do kisha bërë një listë tjetër. I konsideroj të pamotivuara largimet e disa eksponentëve të rëndësishëm të PD-së nga lista. E kam thënë që atëherë që është lista e kryetarit, sepse kjo listë nuk kaloi në forumet e partisë.

Çdo njeri tjetër në Shqipëri përveç Çim Pekës mund të thotë se t’i ke besuar që lista do fitojë. Ti s’mund të ma thuash këtë. Nëse fushata do të ruante trendin e hapjes në Fier, ai do arrinte të elektrizonte elektoratin shqiptar.

E kam thënë që nëse fiton do ta duartrokasim në mënyrën më të zjarrtë. Nëse humb ka përgjegjësinë më të madhe.

Pse nuk duhet të largohem. Nuk kam qenë unë në listat e atyre që u larguan. Kanë qenë ata në listën time. Ata për mua kanë qenë bashkëpunëtorë të çmuar dhe unë jam vlerësues për të gjithë bashkëpunimin. Por pastaj, kur vjen problemi, lista, kjo është çështje tjetër.

Apeli im është që dakord, është një gabim që ju jeni heq nga listat, por në të gjithë invetsimin që ju keninë PD , mendoj se në qëllimiet politike dhe duhet tju udhëheqin intersat e PD-së. Edhe kreyatri duhet të ketë një sens përgjesgjsie dhe duhet të gjejë një mënyrë për ti zbutur. Sepse kjo është historia e PD, ndarje largimesh dhe bashkimesh.

Article Logic
Execution time: 0.0026848316192627
array(1) { ["section"]=> string(126) "basha-i-la-jashte-listes-shperthen-berisha-ne-reagimin-e-tij-te-pare-lista-ishte-e-kryetarit-gabim-dhe-pergjegjesi-e-tij-92243" }