Barcelona “shkërrmoq” Juventusin, PSG, Bayern, Manchester dhe Chelsea bëjnë detyrën

Publikuar tek: sport, më 21:09 12-09-2017 Barcelona “shkërrmoq” Juventusin, PSG, Bayern, Manchester dhe Chelsea bëjnë detyrën

Një fitore 3 me 0 dhe një një dygolësh i Mesit përballë Bufon, ka mjaftuar që Barcelona në një farë mënyre të hakmerret ndaj Juventus që vjet i eliminoi katalanasit në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

Pjesa e parë e ndeshjes pa një duel të balancuar deri në fund të pjesës së parë, ku Lionel Messi arriti të shënonte duke mposhtur për herë të parë Buffon.

Më pas pjesa e dytë është komplet një histori tjetër, pasi katalanasit dominuan totalisht të gjithë ndeshjen duke shënuar edhe 2 herë të tjera.

Më këtë fitore të thellë, Barcelona nis në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e saj në Uefa Champion League duke arritur të arkëtoj tre pikë të plota në xhiron e parë të fazës grupore.

Në ndeshjet e tjera Chelsea fitoi 6 me zero përballë debutuesve të Qarabakut të udhëhequr nga Ansi Agolli.

Benfica u mposht nga CSKA Moscow 1 me dy në “Da Luz”, që sëbashku me Sportingun që fitoi përballë Olimpiakos në Athinë ishin surprizat e mbrëmjes. Djajtë e Mourinhos morën një fitore të pastër 3 me 0 përballë Baselit të Taulant Xhakës.

Bayern dhe PSG bënë detyrën duke fituar përballë Anderlecht dhe Celtic. E vetma ndeshje që përfundoi pa gola ishte përballja në “Olimpico” mes Romës dhe Atletiko Madrid./newsbomb.al/ (A.H)

Article Logic
Execution time: 0.019206047058105
array(1) { ["section"]=> string(84) "barcelona-shkerrmoq-juventusin-psg-bayern-manchester-dhe-chelsea-bejne-detyren-92139" }