Babai vret vajzën pasi mësoi lidhjen e dashurisë me shqiptarin, historia rrëqethëse që tronditi Greqinë (Ngjarja e plotë)

Publikuar tek: rajon, më 16:09 13-09-2017 Babai vret vajzën pasi mësoi lidhjen e dashurisë me shqiptarin, historia rrëqethëse që tronditi Greqinë (Ngjarja e plotë)

Një tragjedi ka ndodhur brenda një familje në shtetin fqinj Greqi, ku babai ka vrarë me thikë vajzën e tij adoleshente. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Athinë në fund të gushtit, ndërsa 18-vjeçarja greke ndërroi jetë në spital javën e parë të shtatorit.

Shkak për ngjarjen është bërë lidhja që 18-vjeçarja ka pasur me një djalë me origjinë shqiptare. Vetëm pak pas ngjarjes që tronditi familjen greke, në një prononcim për mediat greke, e ëma e viktimës ka folur rreth shkaqeve që çuan në ngjarjen makabër.

Në një intervistë për televizionin grek “Star”, Roza thotë se bashkëshorti i saj ishte një njeri i vështirë.

“Gjërat ndryshuan disi kur vajza jonë nisi një lidhje. Kur vajza kishte shkuar një ditë tek gjyshja, aty babai mësoi se i dashuri i saj ishte shqiptar dhe gjithçka ndryshoi”, thotë mamaja e 18-vjeçares.

Javën e fundit të gushtit, kur në shtëpi ndodheshin vetëm vajza dhe babai, të dy debatuan ashpër. Në një moment, 55-vjeçari mori thikën dhe qëlloi vajzën e tij 18-vjeçare dhe më pas tentoi ta digjte të gjallë duke i vendosur zjarrin shtëpisë.

Në vendngjarje mbërriti policia dhe forcat e zjarrfikësve. Adoleshentja u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por fatkeqësisht ndërroi jetë pas 5 ditësh.

Dhe i dashuri shqiptar duket se e ka vuajtur shumë vrasjen makabër të të dashurës së zemrës, pasi mediat greke kanë publikuar disa postime të adoleshentit pasi ka mësuar vdekjen tragjike.

 “Rrugë të mbarë engjëlli im, ike dhe le pas burrin që të do shumë….dhe do të të pres. Gruaja ime e bukur, shpirti im. Princesha ime që më ndriçon jetën. Vdiqe ti, vdiqa dhe unë, gjysma jote. Të dua dhe do të të dua gjithmonë, rrugë të mbarë engjëlli im që Zoti të mori aty lart për t’u kujdesur”.

“Zgjohu engjëlli im dhe të largohemi bashkë prej këtej…zgjohu të ikim bashkë, po nuk u larguam bashkë nuk iki as unë! Zgjohu princesha ime”.

Article Logic
Execution time: 0.0022199153900146
array(1) { ["section"]=> string(124) "babai-vret-vajzen-pasi-mesoi-lidhjen-e-dashurise-me-shqiptarin-historia-rreqethese-qe-tronditi-greqine-ngjarja-e-plote-92231" }