Arrestimi i Sadri Ramabajas, organizata sekrete “Syri i Popullit” dhe akuzat për përgatitjen e vrasjes së KOKAVE të shtetit kosovar

Publikuar tek: dossier, më 19:10 09-10-2017 Arrestimi i Sadri Ramabajas, organizata sekrete “Syri i Popullit” dhe akuzat për përgatitjen e vrasjes së KOKAVE të shtetit kosovar

Policia Kufitare e Durrësit arrestoi dy ditë më parë anëtarin e lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja. Pa shumë zhurmë, Ramabaja iu dorëzua autoriteteve të Kosovës, aty ku mbi të rëndojnë akuza tepër të rënda.

Ramabaja ka qenë ish kandidat për deputet i Vetëvendosjes. Ai dyshohet se është pjesë e një organizate sekrete të quajtur “Syri i Popullit”. Megjithëse nuk dihet roli dhe pozicioni i tij i saktë në këtë organizatëm besohet që themelues i saj të jetë Murat Jashari.

Murat Jashari është vëllai i dëshmorit të UÇK-së, Ismet Jashari, i njohur si komandant Kumanova. Ai dyshohet se më parë ka themeluar organizatën sekrete “Liri Atdheut” përmes së cilës ka kërkuar mbledhjen e fondeve nga shqiptarët e diasporës për “vrasjen e tradhëtarëve” të Kosovës.

Pikërisht këto akuza rëndojnë sot mbi Sadri Ramabajan, i cili ka dalë sot para gjykatës në Kosovë ku akuzohet për përgatitjen e vrasjeve të përfaqësuesve të lartë të shtetit kosovar.

gh4tr6hjrth45hgh.jpg

Sadri Ramabaja gjatë arrestimit

Prokuroria beson se Ramabaja, si pjesëtar i organizatës sekrete “Syri i Popullit”, planifikonte vrasjen e kokave të shtetit në Kosovë, apo “tradhëtarëve’, siç cilësohen në një listë të dyshuar të kësaj organizate.

Në listë e “zezë” bien në sy emra të rëndësishëm si presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Behgjet Pacolli, Fatmir Sejdiu, Ramiz Kelmendi, Berat Buzhala e të tjerë.

Njësia Kundër Terrorizmit e Policisë së Kosovës pretendon se ka zbuluar planin e Ramabajës dhe shoqërisë sekrete “Syri i Popullit” për vrasjen e rreth 30 krerëve të lartë të shtetit të cilësuar si tradhëtarë.

gh4ry4r5hy5rhju45j.jpg

Lista e dyshuar e organizatës "Syri i Popullit" me emrat e personave për likuidimi

Prokuroria thotë se Sadri Ramabaja donte që kjo organizatë të mos zgjerohej me më shumë se 10 anëtarë; të dhjetë duhet të ishin të lidhur fortë mes tyre, të besueshëm dhe tepër diskret, sepse plani rrezikonte të dekonspirohej pasi sipas Ramabajës në Kosovë operojnë 38 shërbime sekrete.

Këto propozime Ramabaja ia ka bërë Murat Jasharit, ky i fundit akuzohet për tentativën e vrasjes së avokatit kosovar Azem Vllasi.

Vllasi besohet të ketë qenë objektivi i parë për likuidim, i listës së “tradhëtarëve”. Ai mbeti i plagosur me plumb në shpatull në atentat nga vetë Jashari, që sipas raportimeve e ndërmori atentatin e parë vetë si kreu i organizatës me qëllim t’u jepte guxim pjesëtarëve të tjerë.

weftr2we4gt4gse_copy.jpg

Murat Jashari 

Prokuroria e Kosovës ka thënë se Sadri Ramabaja ka mbajtur kontakte edhe me shtetasen rumune Mona Agrigoroaiei, ndaj së cilës janë zgjeruar hetimet për të njëjtat vepra penale si pjesëtare e organizatës kriminale “Syri i Popullit”.

Ramabaja u arrestua në Durrës gjatë tentativës për t’u larguar jashtë shtetit, pasi ndjeu që jeta e tij ishte në rrezik. Ai përdori dokumentet e një tjetër anëtari të Vetëvendosjes, Xhevat Bislimit.

Por Bislimi ka mohuar të ketë dijeni se Ramabaja ka përdorur dokumentet e tij për tu larguar nga Durrësi.

E lidhur me organizatën “Syri i Popullit”, Bislimi ka thënë se është një sajesë e qeverisë së Kosovës për të sulmuar dhe implikuar kundërshtarët politikë. /Newsbomb.al

Më shumë në këtë kategori: « Kush ishte Che Guevara?
»
Article Logic
Execution time: 0.002612829208374
array(1) { ["section"]=> string(134) "arrestimi-i-sadri-ramabajas-organizata-sekrete-syri-i-popullit-dhe-akuzat-per-pergatitjen-e-vrasjes-se-kokave-te-shtetit-kosovar-95302" }