Todd Robinson, Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit është takuar këtë të martë me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj.
Ambasada e SHBA në Tiranë ndan pamje nga takimi dhe ambientet e brendshme të SPAK, ku duhet qartësisht volumi i madh i dosjeve në dyshemenë e zyrave. Todd Robinson ka shprehur mbështetjen e SHBA për punën e SPAK.
Todd Robinson takon prokuroret e SPAK
"Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson, u takua sot me shefin e SPAK-ut, Altin Dumani, për të riafirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.
Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të përkushtuara për të mbështetur udhëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE përmes sundimit më të fortë të ligjit dhe rritjes së transparencës gjyqësore", thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë.
LEXO EDHE: Todd Robinson mbledh gjyqtarë, prokurorë e politikanë: Ne e njohim punën tuaj!
Altin Dumani i tregon zyrtarit te SHBA ambientet e SPAK dhe dosjet ne dysheme
Diplomati amerikan është njëkohësisht dhe drejtues i Zyrës Ndërkombëtare për Çështjet e Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).
Todd Robinson do të takohet gjithashtu dhe me kryeministrin Edi Rama dhe partnerët e INL që po mbështesin punën e Shqipërisë për forcimin sundimi i ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimi i institucioneve të forta.
Lexo edhe: Todd Robinson mbledh gjyqtarë, prokurorë e politikanë: Ne e njohim punën tuaj!