Alexis Tsipras jep lajmin e mirë: Vitin e ardhshëm dalim nga kriza

Publikuar tek: rajon, më 21:09 13-09-2017 Alexis Tsipras jep lajmin e mirë: Vitin e ardhshëm dalim nga kriza

Kryeministri grek shprehet optimist për ekonominë greke, por nuk cek problemin kryesor, taksat.

Në panairin ndërkombëtar të Selanikut kryeministri grek Alexis Tsipras deklaroi para përfaqësuesve të politikës dhe të ekonomisë: "Kriza në Greqi do të marrë fund përfundimisht në gusht 2018." Pra kur skadon programi i ndërkombëtar i kredive për Greqinë.

Mesazhi i Tsipras: ne do të ecim së shpejti me këmbët tona. Ai tha specialistët dhe të shkolluarit do të kthehen sërish në Greqi dhe fillestarët në profesion do të mbështeten nga taksapaguesit. Qëllimi është të krijohen kushte në të cilat mund të lulëzojnë firmat start-up, turizmi, bujqësia dhe sektori digjital. Ai foli për programe financimi në miliarda që do të përdoren në mënyrë specifike, si për mikrokredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Këto, theksoi Tsipras kishin vuajtur më shumë nga kriza.

Në të vërtetë shifrat e fundit të japin shkas për shpresë, citon DW. Në vitin 2016 Greqia pati një tepricë ekonomike prej 3,5% duke i kaluar kështu kërkesat e kreditorëve si dhe një rënie me rreth 6% të nivelit të papunësisë, që tani është 21,7%.

Article Logic
Execution time: 0.0023050308227539
array(1) { ["section"]=> string(71) "alexis-tsipras-jep-lajmin-e-mire-vitin-e-ardhshem-dalim-nga-kriza-92259" }