Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dalin pamjet, si 47-vjeçari qëlloi disa herë me thikë pas shpine policin në Shkodër

Shkruar nga Newsbomb
Dalin pamjet, si 47-vjeçari qëlloi disa herë me thikë pas
Oficeri Policise, Admir Okaj

Kanë dalë pamjet e ngjarjes së rëndë të shënuar në Shkodër, ku u sulmua një oficeri Policie, Admir Okaj.

Në video shihet qartë se autori Ormir Gucia sulmon dhe turret e qëllon me thikë pas shpine oficerin disa herë. Në video shihet se oficeri është me dy vajza duke biseduar, njëra prej tyre mbesa, kur qëllohet pabesisht me thikë.

Më pas Okaj nxjerr armën dhe ia drejton, teksa e qëllon disa herë me tytën e armës në kokë për ta neutralizuar. Autori ka arritur që pas ngjarjes të largohet, ndërsa ka rënë në prangat e policisë disa orë pas përplasjes me policinë.

Sakaq, më herët është njoftuar se e gjithë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti, por pamjet tregojnë të kundërtën, duket se nuk ka qenë një përplasje e rastësishme, por një tentavivë vrasje e planifikuar më herët.

Rreth orës 15:45, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi O. G., 47 vjeç, ka dëmtuar në kokë, me sende të forta, shtetasin A. O., 49 vjeç, banues në Shkodër (punonjës policie, jashtë shërbimit), i cili po merr mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës dhe është jashtë rrezikut për jetën.Gjatë konfliktit dyshohet se arma e shërbimit e punonjësit të Policisë është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme, por pa shkaktuar dëmtime”, thuhej në njoftimin e Policisë pak ditë më parë

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.