Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zjarri i frikshëm “përpiu” tregun e rrobave në Shkodër, Policia: E ndezën dy 9-vjeçarë

Shkruar nga Newsbomb
Zjarri i frikshëm “përpiu” tregun e rrobave në
Pamje nga zjarri

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme në lagjen “Ndoc Mazi”, ku tregu i rrobave të përdorura si dhe disa shtëpi private që ndodheshin aty ngjitur u përfshinë nga flakët e zjarrit.

Sipas njoftimit të Policisë mësohet se nga hetimet e kryera ka rezultuar se kanë qenë dy të mitur atë të cilët duke luajtur në afërsi të tregut, dyshohet se kanë shkaktuar zjarrin.

Dy 9-vjeçarët dyshohet se teksa kanë qenë duke luajtur i kanë vënë zjarrin, përmasat e të cilit dolën jashtë kontrollit dhe morën para gjithçka që ndodhej aty pranë. Fatmirësisht si pasojë e flakëve të tmerrshme nuk pati viktima.

“Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera rezultoi se dy të mitur 9-vjeçarë që kanë qenë duke luajtur në afërsi të tregut, dyshohet se kanë shkaktuar zjarr në tregun e rrobave të përdorura. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Zjarri shpërtheu reth orës 18:55 të së premtes në tregun e rrobave të përdorura dhe përfshiu dhe disa shtëpi private që ishin ngjitur. Fatmirësisht, nga ndërhyrja e shpejtë nuk pati persona të lënduar, por veç dëme materiale.

Zjarri i frikshëm “përpiu” tregun e rrobave në
Pamje nga zjarri

Flakët e zjarrit u shuan pak pas mesnate, pas një beteje ku u përfshinë dhjetëra forca zjarrfikëse të veriut, njësi nga Ulqini e Tivari, efektivë të Policisë së Shkodrës, autoambulanca dhe një helikopter "Cougar" i Forcave të Armatosura.

Autoritetet lokale kërkuan ndihmë urgjente nga Emergjencat Civile, ndërsa zjarrfikëset janë angazhuar menjëherë në zjarrin e fuqishëm. Mjete të ndryshme u dërguan nga Malësia e Madhe, Lezha, Ulqini dhe Tivari, për të ndihmuar në përhapjen e flakëve.

Beteja është bërë në të gjitha frontet dhe në orët e mbrëmjes është ndërhyrë nga ajri. Forcat e Armatosura kanë dërguar drejt kryeqendrës së veriut një helikopter "Cougar", i cili me hedhjen e ujit nga sipër ka izoluar vatrat aktive, duke dhënë një ndihmë të madhe për zjarrfikësit nga toka.

Për më shumë se 5 orë, këta të fundit kanë luftuar me flakët, për të shpëtuar jetët e banorëve dhe pronën e tyre.

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese