Hapësire reklamuese


Aktualitet

VIDEO/ Arrestohet "skifteri" i syzeve, prej 4 muajsh vidhte të nëjtin dyqan në Tiranë, mbi 11 mijë euro mall

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Arrestohet "skifteri" i syzeve, prej 4 muajsh vidhte të
40-vjeçari duke vjedhur

Policia e Tiranës ka prangosur “skifterin” 40-vjeçar i cili prej 4 muajsh vidhte sistematikisht tek një dyqan aksesorësh.

Shtetasi E.D., 40-vjeçar ka vjedhur 7 herë të njëjtin dyqan, 7 palë syze me vlerën rreth 11 200 euro.

"Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Logo”.

Gjatë 4 muajve, vodhi në të njëjtin dyqan, aksesorë me vlerë rreth 11 200 euro, kapet 40-vjeçari, i dënuar më parë, për të njëjtin krim.

Në vijim të punës hetimore intensive që po kryhet nga strukturat e Policisë së Tiranës, për zbardhjen e vjedhjeve dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, Komisariati i Policisë Nr. 1 finalizoi operacionin “Logo”.

Gjatë operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi E.(D.) D., 40 vjeç, banues në Tiranë. Ai dyshohet se gjatë 4 muajve të fundit, ka vjedhur në të njëjtin dyqan, 7 palë syze me vlerë rreth 11 200 euro.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme."

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese