Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tenton të vrasë me thikë një person, arrestohet 34-vjeçari në Kukës

Shkruar nga Newsbomb
Tenton të vrasë me thikë një person, arrestohet
Foto ilustruese

Një 34-vjeçar është arrestuar në Kukës pasi akuzohet për “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Bëhet me dije se është arrestuar shtetasi E. K., 34 vjeç, banues në Kukës, ndërsa është proceduar shtetasi A. C., 34 vjeç.

Ditën e djeshme në lagjen nr. 3, Kukës, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi E. K. ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin A. C., i cili e ka goditur me sende të forta, shtetasin E. K.

Si pasojë, shtetasi A. C. është dëmtuar me mjet prerës (thikë) dhe ndodhet në spitalin e Prizrenit, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi i arrestuar E. K. është dëmtuar me sende të forta dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 34 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. C., 34 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Më datë 15.06.2024, në lagjen nr. 3, Kukës, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi E. K. ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin A. C., i cili e ka goditur me sende të forta, shtetasin E. K..

Si pasojë, shtetasi A. C. është dëmtuar me mjet prerës (thikë) dhe ndodhet në spitalin e Prizrenit, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi i arrestuar E. K. është dëmtuar me sende të forta dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese